Fizarmonika e “armiqve” në Partinë Demokratike

Duhet të lëçisni

Zjarret në Amerikën Perëndimore vazhdojnë të shkaktojnë dëme, mijëra shtëpi të rrezikuara nga flakët

Të shtunën, ekipe zjarrfikësish nga Kalifornia dhe shteti Juta (Utah) mbërritën në Montana, për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar nga zjarret, ndërsa...

Vonesa për njohjen e patentave shqiptare në Itali, reagon Ambasada: Kanë ndodhur disa probleme teknike

Ambasada italiane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin përtej Adriatikut. Ambasada e Italisë në Shqipëri...

Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali, fëmijët po e prisnin të kthehej sot për pushime

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në orët e para të ditës së...

5 viktima dhe mbi 5 mijë të infektuar me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 140 raste të reja nga 237 635 testime. Në orët e fundit kanë...

Nga Enkel Demi

Para disa ditësh hasa kryetarin e opozitës Lulzim Basha në një kafene të njohur të Tiranës. Ishte nga ato çaste, kur njeriu gjendet ngushtë, sepse ka përballë dikë që e ka kritikuar, sulmuar ashpër për politikat e tij, ani se kurrë personalisht. Gjithsesi këtë hall ma hoqi vetë Basha, i cili jo vetëm më përshëndeti, më dha dorën, por shtoi se futesha tek themeluesit e Partisë Demokratike, ndaj gëzoja stimën e tij. Kjo sjellje e Lulzim Bashës më mikloi sedrën, sepse çmova që ndërsa udhëheq një lëvizje sipas tij popullore, mëritë thjesht prishin punë, kurse fronti duhet zgjeruar.

Dje, m’u kujtua kjo puna e themelimit, sepse duhet ta pranoj që kam qenë aktivist i flaktë, veçanërisht në Shkodër, ku gjendesha atë kohë, por themelues kurrsesi, jo se nuk doja, por nuk m’u dha mundësia. Kurse, Eduard Selami është themelues që ç’ke me të! Dje u rishpall “armik antiparti”. Në fakt, të vjen për të qeshur që Selami është politikani i shpallur “armik” më shpesh se gjithë të tjerët në Partinë Demokratike. Fjala vjen, Genc Pollo është një ish-“armik”, por dje mori përsipër të bënte persekutorin. Foli për fantazma, mumje, megjithëse kur ishte drejtues i një partie me të njëjtin flamur, logo dhe vulë si PD-ja, Selami nuk i ngjeshi asnjë tabelë në shpinë, përkundrazi “pollar” qe një epitet që ju dha nga tjetër kush.

Në vitin 1997 Jozefina Topalli i shkoi fare pranë vdekjes, kur bandat në Vlorë i zunë udhën dy zonjave të opozitës. Është një histori drithëruese që për të ringjallur degën e Vlorës dhe Jugun demokrat në përgjithësi kjo zonjë dhe jo vetëm luajti me jetën, si për shembull Leonard Demi në Sarandë. Jozefina Topalli ka përfaqësuar një zë të fuqishëm të demokratëve, shpesh të ekstremit (dikur kërcënoi Gramoz Ruçin me plumb ballit). Jozefina Topalli nuk ka qenë shumë e dashur për njerëz që patën ngjitur shkallët e larta të Partisë Demokratike. Që nga Karamitro e deri tek Mustafaj shigjeta ding me helm janë hedhur me bujari, ku ka patur lëndime të rënda politike, largime të mëdha, ndërsa ajo qëndroi në pozitat më të larta të udhëheqjes së PD-së. Dje, Jozefina Topalli u shpall “armike”, sepse kërkoi që opozita të marrë pjesë në zgjedhje, ashtu si bëri në vitin 1997, kur në gjysmën e territorit të Shqipërisë nuk hynte dot, pasi e prisnin me pushkë cubat.

Majlinda Bregu ka përfaqësuar në Partinë Demokratike të njëjtën udhë politike si të kryetarit Lulzim Basha. E ardhur nga KOP-i i mirënjohur, ajo drejtoi Ministrinë e Integrimit për diçka më shumë se 6 vjet. Shenjohet, ashtu si Lulzim Basha për meritën në liberalizimin e vizave, përparimin e proceseve integruese, një dashnore e thekur e Europës. Ndryshe nga dyshuesit e integrimit europian (një prej të cilëve jam dhe vetë), ajo nuk rreshti së besuari kurrë në këtë proces. Kjo marrëdhënie e saj komplekse me Brukselin, njohjet e saj politike dhe personale e shndërruan atë në një farë zëri moderator përballë “qëndrestarëve” konservatorë si Pollo apo Ristani. Dje, Majlinda u rishpall “armike”.

Kjo sjellje politike e djeshme mbushi foltoret e lëvizshme politike të rrugës dhe rrjetin me shënime patetike, teksa rrëfehen sakrificat e militantëve dhe etja e këtyre “armiqve” për pushtet. Mjaft të shohësh kaq që të bindesh se mentaliteti punist mbizotëron në “Çadrën e lirisë”, e cila mund të jetë çdo lloj çadre, veç lirie jo, sepse nuk lejon mendimin e ndryshëm, jo më të kundërt. Ajo që merret vesh është që kishte nxitim dje për shpalljen e “armiqve”, në mënyrë që fryma e tyre antiparti mos të plazmohej tek të tjerë, më pak të rëndësishëm, më popull.

Po kështu, duke marrë shkas edhe nga dje kupton përse marrëdhënia me këtë parti historike është si firzamonikë, herë je larg në bisht të konopit, herë je afër fare kreut. Në fakt, ti je përherë aty ku ke qenë qysh në fillesë, por është fizarmonika që hapet e mbyllet.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Zjarret në Amerikën Perëndimore vazhdojnë të shkaktojnë dëme, mijëra shtëpi të rrezikuara nga flakët

Të shtunën, ekipe zjarrfikësish nga Kalifornia dhe shteti Juta (Utah) mbërritën në Montana, për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar nga zjarret, ndërsa...

Vonesa për njohjen e patentave shqiptare në Itali, reagon Ambasada: Kanë ndodhur disa probleme teknike

Ambasada italiane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin përtej Adriatikut. Ambasada e Italisë në Shqipëri...

Misteri i vdekjes së shqiptarit në Itali, fëmijët po e prisnin të kthehej sot për pushime

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në orët e para të ditës së...

5 viktima dhe mbi 5 mijë të infektuar me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 140 raste të reja nga 237 635 testime. Në orët e fundit kanë...

Covid-19: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë, bie lehtë numri i rasteve të reja

25 raste të reja dhe asnjë humbje jete ka raportuar ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë. Vijon… COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4,063...