Trajneri i Shqipërisë, Panuçi vlerësoi fitoren nga kombëtarja përballë Turqisë edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore.
“Ishte një ndeshje e vërtetë. Kemi luajtur një ndeshje të madhe deri në momentin e daljes me të kuqe të Memushajt. Gjatë javës kemi bërë një punë shumë të mirë, e cila u shpërblye. Dy golat mund të evitoheshin, por edhe ata kanë lojtarë të mirë.
Jam i kënaqur me lojën e lojtarëve të rinj, ata janë pjesë e kombëtares për fazën eliminatore. Sot përveç fitores, ajo që është e rëndësishme është që zhvilluam një ndeshje të madhe. Mënyra si e arritëm është më e rëndësishme se fitorja. Jam shumë i lumtur që djemtë po perceptojnë atë që kërkoj” deklaroi Panuçi.