Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia për plagosje me thikë të një të riu. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:30 të së enjtes në lagjen “Liri Gero”.
Shtetasi Florjan Malaj për motive të dobëta ka goditur dy herë me thikë shtetasin E.M 19 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi Florjan Malaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”.