Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime me banorët e Fierit dhe me fermerët në Vajkal.
Sipas kryeministrit, iniciativat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe buqësisë janë programi për ujitjen dhe kullimin, Fondi Kombëtarë i Garancisë dhe titujt e pronësisë buqësore.
Rama bashkëbisedoi me fermerët në Vajkal të Fierit, të cilët i ka inkurajuar që në bashkëpunim me bashkitë, të hartojnë projekte për të përfituar nga Fondi i Garancisë në bujqësi.
Gjithashtu në Fier kryeministri ka bashkëbiseduar me maturantë, si dhe ka parë nga afër punimet për disa projekte infrastrukturore.