Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hamil të Fierit, ku një i ri është dërguar i pajetë në spitalin e Fierit.
Policia vendore bën me dije se ai është një 21-vjeçar, me inicialet D.K, banues në fshatin Hamil të Fierit, i cili ndodhej pa shenja jete kur mbërriti në spital.
Policia dyshon se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.