Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Paulo (Patriot) Zeka, 24 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar të Roskovecit me akuzën vjedhje në tentativë.
Blutë bëjnë me dije se “24-vjeçari ka goditur me një shkop druri në hyrje të banesës shtetasin A.Ç, 49 vjeç, banues në Roskovec dhe ka tentuar t’i rrëmbeië me dhunë çantën me rreth 3.500.000 lekë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.