Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 48 vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Në pranga ka rënë shtetasi Fatmir.C në banesën e tij, pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike si edhe tentoi të godasë me kaçavidë bashkëshorten e tij shtetasen gjashtë vite më të re M.C.
Mësohet se e pranishme në vendin e ngjarjes ka qenë edhe vajza e tyre 16-vjeçare.