Si u strehuan në Shqipëri 3076 fëmijë grekë, ku trajtuan më mirë se shqiptarët. Ndërkohë, popullsia e Çamërisë e shpërngulur nga genocidi grek u vendos nëpër çadra në varfëri, sëmundje e mjerim.
Reciprociteti në marrëdhnëiet shqiptaro-greke nuk ka ekzistuar kurrë. Historia e marrëdhënieve mes dy vendeve na tregon se Shqipëria në çdo kohë e në çdo regjim ka demonstruar një sjellje tërësisht njerëzore me shtetasit grekë të ndodhur në territorin e saj. E kundërta ka ndodhur në çdo kohë e në çdo regjim me palën greke dhe sjelljen e tyre me shtetasit shqiptarë. Historia na flet për mijëra shembuj që e dëshmojnë këtë.
27.al publikon një dosje me të dhëna të rëndësishme që flasin për mënyrën se si u soll shteti shqiptar me mbi 3076 fëmijë të komunistëve grekë të ardhur në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës civile të atjeshme. Në dokumentet zyrtare të kohës, theksohen përpjekjet e qeverisë shqiptare për t’i sistemuar në banesa me kushte normale jetese e për t’i trajtuar ata më me kujdes se shtetasit shqiptarë. Në atë kohë, në territorin shqiptar kishin mbërritur shtetasit grekë me kombësi shqiptare, popullsia e Çamërisë, e përzënë përmes genocidit të fashistëve grekë nga trojet e tyre në Çamëri.
Shteti komunist shqiptar, e strehoi popullsinë e Çamërisë nëpër çadra në kushte jetese të mjerueshme për të filluar më vonë edhe persekutimin e shtetit diktatorial ndaj tyre. Është mbresëlënëse ajo çfarë ndodh me sjelljen e shtetit komunist ndaj fëmijëve grekë, ashtu siç po përpiqej paralelisht për të rregulluar sa më mirë që mundej kushtet e minotiterit grek në Shqipëri.
Një dokument i marrë nga Arkiva e Shtetit flet 3076 fëmijë grekë, të cilët mbërritën në territorin shqiptarë për t’i shpëtuar agresionit të luftës civile në Greqi. Kryqi i Kuq Shqiptar ishte angazhuar për t’i strehuar nëpër jetimore në qendra të disa qytete të vendit. Një relacion i detajuar i Komitetit të Partisë, rekomandon autoriteteve strehimin e tyre dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të jetuar. Në relacion pasqyrohen edhe vështirësitë, me të cilat ndeshen autoritete, pasi të rriturit që i shoqëronin këta fëmijë nuk pranonin ndarjen e tyre sipas grupmoshave. Në këtë dosje me dokumenta evidentohet qartë përpjekja e qeverisë shqiptare për t’i trajtuar, veçanërisht fëmijët grekë, për t’u krijuar atyre kushte normale jetese.
Më poshtë publikohen dokumentet.