Fëmijë pa fëmijëri, pa gjunj të gjakosur, pa heronj…dikur të vegjlit “nxinin” çarçafët në tel nga pluhuri i lojës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijë pa fëmijëri, pa gjunj të gjakosur, pa heronj…dikur të vegjlit “nxinin” çarçafët në tel nga pluhuri i lojës

20:24 | 20/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Elsa Vorfi

Një grup të vegjëlish, të gjendur rastësisht përballë meje, më kthyen fëmijërinë. Jo se më kujtuan diçka kur isha fëmijë, por për faktin se nxitonin shumë të mos ishin të tillë.

“Është kohë tjetër tani, kanë ndryshuar gjërat, edhe fëmijet kanë ndryshuar”, kjo është fjalia justifikuese e të rriturve, për atë që quhet “fëmijëri” sot.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Teksa për disa minuta shoh një panoramë jo fort të mirë të “bashkëveprimit” të grupit të fëmijëve që kisha përballë, vetvetiu më vjen të kthej kohën mbrapa.

…

Është verë, temperaturat janë të larta, viti shkollor ka mbaruar, për të filluar një 3 mujorsh lojërash që të djersinë, e të bëjnë të shkelësh me këmbë çdo skaj të lagjes, ndoshta dhe të qytetit në rastet kur fëmijërinë e kalon në një qytet të vogël si Rrësheni.

Ditë të nxehta që nuk pengojnë fëmijet t’i zbresin me nxitim shkallët e pallatit, për të thirrur shokun e pallatit tjetër, e për të nisur kështu atë lojën e preferuar, të krijuar nga vetë ata . Grupime të mëdha fëmijësh, që duhet thënë se janë fëmijë “nga koka tek këmbët” e në ato momente duan dhe dinë veçse të luajnë, nuk e shohin njëri-tjetrin me shikimin e muhabeteve që dëgjojnë në shtëpi për babain, nënën, dajën, xhajën, pulat apo macet e shokut të lojës.

Ashtu padurueshëm e vrullshëm nis loja, ajo loja që të duhet të vraposh shumë për ta fituar, ajo loja që lodh muskujt fëminor, ajo loja që të bën që kur të shkosh në shtëpi të flesh si qingj e jo të lodhësh sytë në lojëra elektronike. Mbi të gjitha ajo loja që ngre lart pluhurin përpara pallatit e nxin rrobat e bardha të nderura në telin e komshijes në kat të parë. E cila, sado që kjo gjë e mërzit shumë, me një kërkim falje nga ana e të vegjëlve e me një premtim të pambajtur se gabimi nuk do përsëritet, ajo të lejon sërish të jesh fëmijë, sërish e sërish e nuk mallkon siç shumica prej të rriturve bëjnë me fëmijet e të tjerëve, që dinë ta luajnë atë lojën elektronike më mirë se fëmija i tyre.

Dreka i mblidhte të vegjelit në shtëpi, pallati diktonte rregulla, nga ora 1 deri ne 4 veç cicërimat e zogjve duhet të ndiheshin përqark. Jo se sot fëmijët bëjnë zhurmë me lojërat e tyre aktive përqark pallateve, përkundrazi, sot ka humbur kënaqësia e fëmijeve tek shohin veten apo e të rriturve të shohin të vegjelit të luajnë, të djersijnë nga loja apo dhe të “grinden” me njëri-tjetrin se cilën nga lojërat e krijuara nga vetë ata të zgjedhin të luajnë, ama zhurmën e bën fjalori që veçse fëminor nuk është.

Sot për shumë faktorë fëmijët janë pasivë, nuk luajnë më para pallateve, nuk vrapojnë, nuk rrëzohen, nuk garojnë me njëri-tjetrin për të qene më të shpejtët, për të marrë kënaqësinë e lodhjes, për të fituar një lojë, për të shkarkuar energjitë që një fëmije i ka me shumicë. Duket sikur sot të vegjelit i shkarkojnë këto energji në lojëra elektronike të dhunshme, me imazhe armësh, zjarresh, apo me keq akoma i shkarkojnë këto energji duke parë telenovelën e preferuar të familjes e duke projektuar veten aty. Ama të vegjelit nuk kanë faj, vetëm ata nuk kanë faj për faktin se po rriten para kohe…Ama do dinë mirë të fajësojnë për faktin se kur të rriten nuk do kenë një minihistori për të treguar për kohën kur ndiheshin heronj në lojën ku gjuri gjakosej, e jo heronj artificialë të lojërave elektronike.

Etiketa: Elsa Vorfifemijegjunj te gjakosurheronj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Eksperimenti i drejtorit të ujësjellësit Sarandë: I lashë tre ditë pa ujë, asnjë s’reagoi (film)

Eksperimenti i drejtorit të ujësjellësit Sarandë: I lashë tre ditë pa ujë, asnjë s’reagoi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com