Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin 2018 është djalë dhe quhet Lael.
Foshnja ka ardhur në jetë në orën 00 e 10 sekonda duke sjellë një gëzim të papërshkrueshëm për familjarët.
Lindja e fëmijës së parë për vitin 2018 ka qenë emocionues edhe për stafin mjekësor në maternitetin “Koço Gliozheni”.
“Bebi i parë mashkull LaeL 10 sekonda nga gongu 00:00#Gëzim i papërshkrueshëm në sytë e familjarëve në maternitetin”, ka shkruar mjeku në Facebook, duke postuar edhe një fotografi nga ky moment i gëzueshëm.