Familjet e shpëtuara hebreje i kërkuam si diamantin në shkretëtirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familjet e shpëtuara hebreje i kërkuam si diamantin në shkretëtirë

06:51 | 10/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kur sot këtë doracak po e promovojmë në Prishtinë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që kjo temë po na bashkon edhe këtu, ku po ashtu ndjehet nevoja e ndërgjegjësimit shoqëror për të kaluarën, por edhe detyra për interpretimin e saktë të saj në ditët tona.

Nga dr. Skënder Asani*

Jam shumë i nderuar që sot po takohemi në Prishtinë dhe që arsyeja e këtij takimi është promovimi i doracakut “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”. Siç e shihni, ky botim  i realizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, është bërë në katër gjuhë të ndryshme; shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht, në mënyrë që t’i mbulojmë të gjitha komunitetet etnike në Maqedoninë e Veriut me këtë material.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Shumë të nderuar, mund të mos jetë modeste, por duke ju konsideruar të gjithë juve admirues të temës së Holokaustit, dua t’ju them se unë e përfaqësoj institucionin e vetëm shkencor në rajonin tonë që ka Departament shkencor për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit, duke u bërë kështu jo vetëm epiqendër e njohjes së kësaj teme në këtë regjion, por edhe duke gjurmuar njësoj si për diamantin në shkretëtirë për t’i gjetur të gjitha ato familje të trevave tona që në çfarëdo mënyre kanë ndihmuar për shpëtimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. Dhe, më vjen mirë që sot kam mundësi të konstatoj se familje të tilla, me të cilat ne mund të mburremi, kemi gjetur në krejt gjeografinë tonë, qoftë në Shkup, në Ferizaj, në Tiranë e në Shkodër. Madje, pa e tepruar, do të thosha se Kosova atëbotë ishte ngjashëm si udha që i kthente hebrenjtë nga Egjipti për në Tokën e Premtuar. Familja hebreje Alltarak, që erdhi nga Beogradi dhe përmes Kosovës, kaloi në Tokën e Shpëtimit, në Shqipëri, si edhe familja tjetër Frances, që erdhi nga Shkupi dhe, po ashtu përmes Kosovës, kaloi në Shqipëri, janë dy ekzemplarë të udhëtimit mbi këtë tokë për të shkuar drejt jetës. Andaj kam kënaqësi të them se sot jemi pikërisht në pikëprerjen e rrugës së hebrenjve që atëbotë udhëtonin drejt shpëtimit.

E kur i kthehemi doracakut dhe synimit të tij, më duhet të them se mundësia që kjo temë tashmë të bëhet pjesë edhe e shkollave tona, është një mundësi e shkëlqyer që jo vetëm ta kujtojmë një tragjedi me përmasa planetare, por edhe të kujtohemi në paraardhësit tanë që në çastin e përthyerjes së historisë, ata ishin në anën e duhur të saj.

E duke qenë Instituti ynë i vendosur në Shkup, duke pasur mbështetje institucionale shtetërore dhe duke pasur vizion për zhvillimin e kësaj teme, kemi ndërtuar një model, ku bashkohen të gjitha grupet etnike, religjioze dhe politike. Ma merr mendja se, si i tillë, ky model, edhe pas shtatë dekadave, do të ishte i mirëpranuar dhe i dobishëm edhe për kushtet e Kosovës, por jo vetëm, ku po ashtu kohezioni brendashoqëror në tema inkluzive është i dobishëm për fuqizimin e shtetit të ri, por edhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Të nderuar të pranishëm, ky doracak i përgatitur nga ne me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, para disa ditëve është promovuar në Shkup, kur përveç ekipit që e kanë përgatitur, fjalë rasti kishin edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ambasadori i Izraelit që e mbulon për Shkupin, si dhe personalitete të tjera të rëndësishme, që përveç se e madhështuan ngjarjen, i dhanë mbështetje projektit të realizuar dhe shprehën mesazhe inkurajuese për vazhdimin e këtij misioni. Këtu do të më lejoni t’i përmend edhe kolegët Igor, Zeqirija, Teuta, Maja dhe Nora, që me aq përkushtim ndihmuan në këtë detyrë.

E, kur sot këtë doracak po e promovojmë në Prishtinë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që kjo temë po na bashkon edhe këtu, ku po ashtu ndjehet nevoja e ndërgjegjësimit shoqëror për të kaluarën, por edhe detyra për interpretimin e saktë të saj në ditët tona.

Para se të përfundoj, do të më lejoni që në veçanti ta falënderoj organizatën “Kosova jewish organization” dhe zonjën Artina Hamitaga dhe zonjën Blerta Ismaili, që janë bashkëorganizatore të kësaj ngjarje, ndërsa po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediat që sot e ndoqën këtë eveniment dhe këtu do të më lejoni ta veçoj kryeredaktorin e RTK-së, zotin Ridvan Berisha, që në veçanti ka pasur kujdes për mbulimin e kësaj ngjarjeje.

Unë ju faleminderit të gjithëve për vëmendjen dhe ju jam shumë mirënjohës që, me praninë tuaj, e nderuat këtë ngjarje dhe këtë vepër.

Ju faleminderit!

Prishtinë, 9 korrik 2020

* Fjalim i mbajtur në Prishtinë me rastin e promovimit të  doracakut “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”.

Etiketa: Artina HamitagaBlerta Ismailidiamantfamiljet hebrejeholokaustiKosova jewish organizationRidvan BerishashkretetireSkënder Asani

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Kthimi i të humburve në familjet tona

Figura e Martin Camaj, Gentiana Sula: 2% e parlamentit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com