Exclusive/ Polici që vrau me skaf fëmijën, nip i Taulant Ballës dhe dhëndër i trafikantit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Exclusive/ Polici që vrau me skaf fëmijën, nip i Taulant Ballës dhe dhëndër i trafikantit

14:17 | 03/08/2022
në Uncategorized
0

Ngjarja e rëndë në Himarë, tronditi mbarë opinionin e publik ditën e djeshme, ku 7-vjeçarja e cila po lahej në breg, u godit për vdekje nga skafi i cili drejtohej nga polici Arjan Tase. Edhe pse ngjarja është tepër e rëndë, policia ende nuk e ka bërë të qartë dinamikën e ngjarjes dhe nuk u ka dhënë përgjigje disa pyetje se i kujt është skafi që drejtohej nga Arjan Tase, i cili mesa duket do të shpëtojë me vetëm 5 vite burg.

Por kush është Arjan Tase?

Gijotina.com ka arritur të sigurojë informacione të tjera për efektivin i cili i mori jetën 7-vjeçares. Mësohet se Tase ka qenë në plazh me gruan, vjehrrën, motrën dhe familjen e saj që kishin ardhur nga Amerika për pushime. Në momentin e aksidentit, Tase ka qenë me motrën në skaf. Gjithashtu mësohet se ndryshe nga sa tha në polici që skafi është i kushëririt, rezulton se Tase dhe kushëriri i tij janë bashkëaksioner të skafeve në atë zonë.

Read more

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Përpos kësaj, Gijotina.com mëson se Arjan Tase është martuar në Berat dhe ka marrë vajzën e Artur Zijait, me të cilën ka dhe një djalë 6 vjeç. Vjehrri i tij, Artur Zijai është arrestuar disa herë për trafik droge. Në 2005-ën, Zijai është ndaluar në një kontroll rutinë ku policia i ka gjetur në makinë disa doza me drogë. Më pas polica e ka shoqëruar së bashku me makinën për t’i bërë një kontroll në shtëpi 40-vjeçarit. Gjatë kontrollit në banesë, Ziaj ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke u hedhur nga kati i tretë i apartamentit ku banonte.

Sipas informacioneve, Arjan Tase në Berat njihet si nipi i Taulant Ballës. Ai ka qenë më parë shef Komisariati në Himarë. Në vitin 2020 është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin në Elbasan. Tase rezulton të ketë qenë i pezulluar nga detyra më parë. Por, pavarësisht kësaj ai është rikthyer sërish në detyrë në Policinë e Shtetit. Tase kur ishte shef i komisariatit të Himarës është akuzuar për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.

Në dhjetor të vitit 2020 në kuadër të operacionit antidrogë u arrestuan disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjëve kanabis në Vlorë. Arjan Tase është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës më 27 prill 2022 dhe u rikthye në polici më pas në detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Etiketa: dhëndërExcluzivefemijaKryesore1nipPoliciskafTaulant Ballatrafikantivrau

Të Lidhura

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

nga 27
22:12 | 13/05/2026
0

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

nga 27
21:32 | 13/05/2026
0

Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”. Sfida e luajtur...

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

nga 27
21:20 | 13/05/2026
0

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

nga 27
20:48 | 13/05/2026
0

Dinamo po fiton 2-0 ndaj Egnatias në pjesën e parë, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida në “Air Albania”...

Para
Tragjedia në Himarë, Vokshi: Rama, ortak me komisarin skafist në vrasjen e 7-vjeçares

Tragjedia në Himarë, Vokshi: Rama, ortak me komisarin skafist në vrasjen e 7-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

22:12 | 13/05/2026
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

21:32 | 13/05/2026
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

21:20 | 13/05/2026
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

20:48 | 13/05/2026
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

20:00 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –
  • Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –
  • Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –
  • Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –
  • Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com