Shërbimet dhe industria punësojnë më shumë se 70 për qind të fuqisë punëtore në rajonin e Ballkanit, por përjashtim bën vetëm Shqipëria e cila ka të angazhuar në sektorin e bujqësisë më shumë se 41.% te të punësuarave analizon, në një publikim të fundit Eurostat. Kjo shpërndarje e punësimit ne Shqipëri sipas Eurostat nuk është e zakonte as për vendet e BE-së dhe as për ato të zgjerimit.
Në Bashkimin Europian më 2015 më shumë se 7 në 10 persona të moshës mbi 15 vjeç ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve. Teksa sektori i industrisë vinte i dyti në radhë duke zënë me punë 17% të fuqisë punëtore, ndërsa punësimi në sektorin e ndërtimit dhe bujqësi ishte shumë më i vogël.
Eurostat vë në dukje një strukturë e ngjashme punësimi është edhe në Rajon, ku sektori i shërbimeve punëson më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore, por përjashtim bën vetëm Shqipëria.
Ndryshe nga BE në Rajonin e Ballkanit bujqësia dhe aktivitet e pylltarisë zënë një përqindje më të lartë në punësim. “Kjo është veçanërisht e vërtetë në Shqipëri, pasi më shumë se dy të pestat (41.3%) e fuqisë punëtore ishte e punësuar në aktivitet bujqësore më 2015. Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi përbënin rreth një të pestën e fuqisë punëtore totale në Turqi, Serbi, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, si dhe Bosnjë e Hercegovinë. Nga ana tjetër, përqindja e të punësuarve në kuadër të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit ka qenë në një nivel të afërt me BE në Mal të Zi (7.7%), analizon Eurostat.
Nëpër vendet e Ballkanit që janë pjesë e zgjerimit të BE, përqindja e të punësuarve në industri është përgjithësisht pak më e lartë se sa në BE, përveç së ne Malin e Zi ku punësimi dominohet nga shërbimet dhe në Shqipëri nga bujqësia.
Në disa nga vendet e zgjerimit, ndryshimi në punësim në drejtim të sektorit të shërbimeve pa një ritëm rritje me të shpejtë sesa në BE veçanërisht në Shqipëri, Serbi, Turqi dhe Bosnje referuar viteve 2012-2015.
/monitoR.al/