Perspektiva e çmimeve më të larta të gazit natyror ngre spektrin e recesionit në Europë këtë dimër dhe ky është një lajm i keq për euron, e cila ka rënë në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit amerikan këtë mëngjes.
Monedha e vetme ra me 0.7%- niveli i saj më i ulët për më shumë se 20 vjet. Paundi ka shënuar gjithashtu rënie në të gjithë Europën.
Liz Truss ka të ngjarë të marrë pushtetin në Mbretërinë e Bashkuar të martën dhe është zotuar të veprojë në javën e saj të parë të detyrës ndaj krizës së shkaktuar nga rritja e faturave të energjisë.