Misionit evropian EULEX do të vazhdojë edhe për dy vite mandatin e tij në Kosovë. Ky duket të jetë përfundimi i negociatave mes qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evrponai. “Nuk ka pajtim të vazhdohet ndryshe përveç kështu siç është, pra me kompetenca të njëjta”, sipas burimeve të Koha Ditore.
Prezenca e EULEX-it është konsideruar e nevojshme edhe për shkak të Gjykatës Speciale, e cila nuk do të mund të funksionalizohet deri në fund të këtij viti. Ajo që është konfirmuar zyrtarisht deri tani është nisja e negociatave për këtë çështje mes qeverisë së Kosovës dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.