Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Eskobari i Evropës” do të ekstradohet drejt Francës/ Vendimin e jep Gjykata e Tiranës

Nga Ejona 0

Shtetasi Faruk Baybasi do të ekstradohet ne Francë pasi vendimi është miratuar nga Gjykata e Tiranës pas arrestimit të tij në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit më 24 dhjetor.

53 vjeçari është arrestuar në Tiranë pasi drejtësia franceze e kishte shpallur atë në kërkim dhe e ka dënuar me 30 vite burg.

Faruk Baybesin është anëtar i familjes kriminale Baybesin, që si drejtues të vetin kishte Hysein Baybesin, i konsideruar si “Eskobari i Evropës”. Për shkak se kreu i familjes mafioze u cilësua si “Eskobari i Evropës” edhe grupi familjar që merrej me tregtimin e heroinës u quajt “Eskobarët e Evropës”.

Turku i arestuar në Tiranë është dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës dhe kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique në Francë, që e ka shpallur fajtor për pjesëmarrjen në organizatën kriminale që trafikonte në Evropë heroinë. Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë drejtësisë shqiptare kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 ai ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë. “Eskobarët e Evropës” vepronin jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej