Është koha e urtisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Është koha e urtisë

06:33 | 01/12/2020
në Kryesore
0

Më shumë se kurrë na vyn urtia. Kjo situatë nuk përballohet ndryshe. Urtia është cilësia e atyre grave dhe burrave që nuk veprojnë me stomak, por me mend dhe zemër; që nuk veprojnë vetëm me muskuj, por me arsye dhe dashuri; që dinë të ulen rreth një tryeze e të diskutojnë bashkë për të gjetur bashkë zgjidhje, ashtu si në një familje të shëndoshë.

E dimë të gjithë e jemi të vetëdijshëm që COVID-i ka rënduar situata tashmë të rënda, por pikërisht për këtë kemi nevojë të shohim pak përtej vetes, sukseseve apo dështimeve tona. Na nevojitet një shikim dhe një veprim gjithpërfshirës. I vetëm askush nuk ia del në këtë moment. As nuk është një çast që zgjidhet me inat e zemërim, por me urti dhe durim.

Mjeku ka nevojë për kolegun e tij, me të cilin ndoshta ka pasur me mijëra herë përplajse profesionale apo edhe karriere, por kësaj here i duhet mendimi i kolegut, mbështetja dhe inkurajimi i tij, çdoherë që ia del e çdo herë që virusi është më i fortë se aftësia e tij, e dështon.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin për një fjalë, një telefonatë apo një mesazh, po ashtu mësuesi për mësuesin, politikani për politikanin, pavarësisht krahëve ku bëjnë pjesë. Të vetëm nuk do t’ia dalim dot, por do të rrëzohemi. Ndërsa bashkë edhe po u rrëzuam mund të ngriheni përsëri.

Çdo minutë që kalon, e ne humbim kohë me qejfmbetje apo inate, shfryrje, sharje, egoizëm, papërgjegjësi, është kohë e humbur në dëm të çdo të prekuri me COVID-19 apo edhe me sëmundje të tjera.

Nuk është koha as për lavdërime e as për anatemime, por për përkushtim, për solidaritet pa kushte, të gjithë bashkë. Sa herë ia dalim, ia dalim bashkë, sa herë dështojmë, dështojmë po bashkë, por jemi bashkë ama.

Urtia që na nevojitet vjen nga zemra, nga dëshira për t’ia dalë jo vetëm unë, por të gjithë bashkë, edhe ata që nuk më pëlqejnë e më kanë urryer. Urtia kërkon nga ne sot më shumë se kurrë sakrifica në emër të së ardhmes tonë të përbashkët, të njerëzve tanë të dashur, sidomos të atyre që ndër ne janë më të pamundur.

Mos të kemi iluzione. Pandemia, edhe kur t’i gjendet ilaçi e të ikë nga mesi ynë si fakt biologjik apo klinik, do të lërë nga pas pasoja që do të na duhet kohë t’i metabolizojmë.
Është koha të nxjerrim më të mirën nga vetja jonë, pasi kemi mundësi dhe kemi shumë mirësi brenda nesh. Ta kqyrim realitetin në sy, përpara se të mos kemi më sy për të parë apo të na errësohen nga dhimbja.

Kemi për detyrë të mbështesim njëri-tjetrin, të sëmurët, mjekët dhe infermierët, familjet që kanë humbur të afërmit, punën, biznesin; nxënësit dhe mësuesit që nuk e kanë të lehtë në këtë kaos arsimor.

Askush nuk është i vetmjaftueshëm, as kush ka para shumë, as kush ka pushtet e as kush ka shëndet. Çdonjëri prej tyre, i vetëm, kolapson nën peshën e situatës.

Urti duhet, urti zemre, mendje, ndjenjash. Të adresojmë të gjitha energjitë tona kah puna e përbashkët për të mirën e të gjjthëve.

+ dom Gjergji

Etiketa: COVID-19dom Gjergj MetaegoizëmËshtë koha e urtisëinatepapërgjegjësiqejfmbetjesharjeshfryrjestomakurtia

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Visar Zhiti braktis Shqipërinë: Në vendin tonë, po përjetohet një demokraci e vështirë…

Visar Zhiti braktis Shqipërinë: Në vendin tonë, po përjetohet një demokraci e vështirë...

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com