Ka bërë përshtypje deklarata e Kryeministrit shqiptar në grupin parlamentar të PS-së në lidhje me ndërlidhjen e një pjese të politikës shqiptare dhe një vendi të huaj për të pasur probleme në vend.
I ftuar nga Sokol Balla për të dhënë më shumë hollësi, kryeministri foli, duke dhënë një panoramë më të qartë.
“Partnerët tanë do të zhgënjeheshin, nëse do të ndryshonim rrugën që kemi marrë. Por ka të tjerë që do ta dëshironin këtë gjë.
Padiskutim.
Dhe e fundit, kreu i opozitës është në të drejtën e tij që të mos i dallojë miqtë e mirë dhe jo të mirë të Shqipërisë.
Siç partnerët i kanë sytë tek Shqipëria, të tjerë janë të angazhuar, për të kundërtën. Kaq them unë sot. Dhe nuk as për armiq. Kur themi Greqia, është një shtet dhe ka një qeveri, Maqedonia është një shtet, por nuk ka qeveri. Me Rusinë ne kemi marrëdhënie të ftohtë, por ne nuk e kemi armik.
Historia ka treguar se oportunistët janë gati jo amurin dhe dinjitetin e atdheut, ta vënë në dispozicion për një qëllim që për mua është e shenjtë dhe e panegociueshme dhe që e kanë ndërtuar këtë shtet.” theksoi Edi Rama.
Për ta komentuar apo për të identiǁkuar se për kë ka folur kryeministri, në fakt nuk është shumë e vështirë dhe mjafton që t’i referohesh një aleance tashmë të konsoliduar politike që ka marrëdhënie të ngushtë me Athinën zyrtare apo qarqe politike në Greqi që duan ta rrëzojnë Edi Ramën, raporton Tesheshi.com.
Vetë Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi në fund të muajit të kaluar se qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet.
Këtë e tha pak a shumë edhe Vangjel Dule në një intervistë televizive.
Po ashtu janë dhe deklaratat që kanë pasuar vizitën e Ilir Metës në Athinë dhe joshjen e tij prej “Sirenave” helene se ai i takon politikës së moderuar.
Në mënyrë paralele ka ecuar dorëzimi i të gjitha degëve të PD-së së Himarës në favor të PBDNJ-së.
Madje edhe një politikan që u prezantua në çadrën e opozitës si kreu i rinisë republikane të SHBA nuk ishte gjë tjetër veçse personazh i lidhur me qarqet ekstremiste greke.
Këtu nuk është fare problem i lidhjes së aleancës politike me Vangjel Dulen dhe PBDNJ-në, por me vetë shkarjen e Dules drejt ekstremizmit nacionalist dhe krijimit të një klime tensioni në Himarë nga vetë Partia Demokratike duke joshur elementë arrivistë si Neranxi por që duan të përdorin teza që mbështeten në Athinë.
/gazetatema/