Policia italiane ka arrestuar 23-vjeçarin Aurel Kodheli, pasi u kap me drogë në motorrin e tij në vendin e quajtur Sabbie D’oro në Siçili gjatë një kontrolli rutinë në rrugët publike. I riu, kishte me vete 15 doza kokaine me peshë 6.5 gram secila dhe 60 euro para cash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në banesën e tij private, në zonën Contrada Resine, në dhomën e gjumit iu gjetën edhe tre doza të tjera kokaine me peshë rreth 30 gram, një peshore si dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Paratë, droga dhe materialet e nevojshme për substancën narkotike iu sekuestruan nga policia, ndërsa Kodheli është në pritje të dënimit.
Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm –
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane....