Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar me ironi dhe shpërfillje ndaj deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, i cili i veshur me rroba ushtarake, bëri deklarata kërcënuese ndaj Shqipërisë. Deputeti socialist e sheh si politikan të shekullit të shkuar mbi të cilin ka lënë gjurmë diktatura fashiste.
Postimi i Braçes në Facebook
“Qirie Panos Kamenos!
Ha ha ha ha ha ha ha ha ha!
Mos i zgjoni këta udhëheqës grekë!
Lerini të jetojnë në shekullin e shkuar, shekullin e tyre!
Nuk shpëtojnë dot nga ai shekull!
Kanë patur edhe diktaturë fashiste brenda.
Respekt për secilin prej atyre që luftoi për ti çliruar nga junta e tyre, por ishin të tjerë burra ata, s’kanë lidhje me Panon e sotëm”.