Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se genocidi në Srebenicë është një prej ngjarjeve më të turpshme në histori.
Nëpërmjet llogarisë së tij të Twitterit, Erdogan shton se nuk do të harrohen kurrë vrasësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët të cilët i dorëzuan refugjatët te vrasësit.
“Askush nuk duhet të përpiqet ta mohojë genocidin në Srebenicë. E vetmja mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten, askush nuk duhet ta neglizhojë këtë gjenocid dhe përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, shkruan Erdogan në Twitter.
Bosnja dhe Hercegovina shënon 22- vjetorin e masakrës së Serbenicës, ku forcat serbe vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë.