Policia e Tiranës ka vendosur të mos lejojë mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të paralajmëruar nga emigrantët e diasporës.
Organizatori i kësaj proteste Genc Sejko, bashkë me shqiptarët e tjerë të diasporës kanë lajmëruar se pavarësisht vendimit të Policisë protesta do të vijojë, madje tashmë do të kërkohet dhe shkarkimi i drejtuesit të parë në polici Kastriot Skendaj, firma e të cilit është hedhur në shkresën ku qytetarëve iu mohohet e drejta e protestës.
“Protesta jo vetëm që do të zhvillohet por tani përveç ndryshimit të sistemit, kërkohet urgjentisht edhe shkarkimi i Kastriot Skënderajt i cili me këtë shkresë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për tubimet,”shkruajnë ata.