Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ennio Morricone ngjeth me letrën e lamtumirës (film)

Nga 27-shi 0

Pak përpara se ta linte këtë botë, Ennio Morricone ka shkruar me dorën e tij një letër lamtumire.

Ai kërkon që t’i bëhet një ceremoni mortore private, sepse kishte hall që mos të shqetësonte njerëzit.

Mjeshtri i madh, krejt modest, plot me çmime u përcoll për në banesën e fundit në Laurentino në Romë, pas një funerali privat.

Letra e plotë:

Unë, Ennio Morricone kam vdekur! Kështu dua t’ua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur që t’i përmend të gjithë!

Por, një përshëndetje e veçantë është për Pepuccio-n dhe Roberta-n, miqtë e mi, shumë të pranishëm gjatë viteve të fundit të jetës sonë.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’ju përshëndes të gjithëve si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t’ju shqetësoj!

Një përshëndetje e përzemërt për Ines, Laura-n, Sara-n, Enzo-n dhe Norbert-in, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time.

Dua të kujtoj motrat e mia Adriana-n, Maria-n, Franca-n dhe të dashurit e tyre dhe t’u them se i dua shumë.

Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco-n, Alessandra-n, Andrea-n, Giovanni-n, nusen e djalit Monica-n dhe nipërit e mbesat e mia Fransesca-n, Valentina-n, Francesco-n dhe Luca-n.

Shpresoj që ata ta dinë sa shumë i kam dashur!

E fundit (por jo nga rëndësia), Maria. Po e ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku të cilën më vjen keq ta braktis.

Asaj lamtumirën më të dhimbshme.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej