Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Enkel Demi: Do vazhdoj të shkruaj si Tom Kuka, dua që njerëzit të shkojnë te letërsia

Nga Media 0

“Maskimi” i gazetarit Enkel Demi si Tom Kuka  për autorësinë e librave të tij tashmë ka disa ditë që është zbuluar. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv për të folur mbi publikimin e librit të tij të dytë “Gurët e vetmisë”, Demi është shprehur se arsyeja e fshehjes pas një emri tjetër është sepse dëshironte që njerëzit të blinin librin pa u ndikuar nga personazhi televiziv që ai përfaqëson.

“U bënë kaq shumë njerëzit që më zbuluan sa pastaj nuk kishte më kuptim që të rrija i fshehur sepse do dukej si shenjë arrogance, prandaj vendosa të zbulohem. Normalisht nuk do të heq emrin e autorësisë, le të mbetet Tom Kuka. Unë nuk e kam bërë këtë thjesht nga fakti që doja të fshihesha, doja të krijoja këtë enigmën. Ajo që më interesonte është që doja të ndaja personazhin televiziv nga letërsia. Doja që njerëzit të shkonin tek letërsia dhe jo tek personazhi televiziv. Tek e fundit ne dalim në televizion, japim opinionet tona dhe zakonisht audienca në Shqipëri ndahet gjysëm për gjysëm, o të duan shumë, o të urrejnë shumë dhe nuk doja të humbisja as gjysmën që më urren , as atë që do, doja t’i çoja drejt letërsisë”, tha Enkel Demi.

I pyetur nëse i vjen keq që emri i tij i vërtetë nuk gjendet në kopertinat e librit, Demi është përgjigjur me “jo”, madje do vazhdojë të shkruajë nën pseudonimim Tom Kuka.

“Besoj si Tom Kuka, nuk kam asnjë arsye pse ta ndërroj. Kur të vijë dita e gurit të varrit, do ta vendos Tom Kuka në kllapa”, Enkel Demi.

http://shqiptarja.com/lajm/enkel-demi-do-vazhdoj-te-shkruaj-si-tom-kuka-dua-qw-njerwzit-tw-shkojnw-te-letwrsia

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej