Mediet italiane kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Ai quhet Alfred Voka, 37 vjeç.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 Korrikut në një kryqëzim në Varese. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max. Ai u përplas nga një makinë tip “Jeep”.
Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit. Përplasja ishte fatale. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.
Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit.