Emergjencat Civile japin të dhënat për gjithë vendin, nga evakuimet tek rrëshqitjet në rrugë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emergjencat Civile japin të dhënat për gjithë vendin, nga evakuimet tek rrëshqitjet në rrugë

20:49 | 04/02/2018
në Shqiperi
0

Shërbimi i Emergjencave Civile jep detajet e fundit, lidhur me situatën e shkaktuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve.

Në të gjithë vendin ka pasur reshje të dendura të shiut, ku me intensiteti më i lartë u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër. Brenda një kohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1.5 që ishte përpara fillimit të reshjeve.

Gjatë natës, nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të janë kryer ndërhyrje për evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë në qarqet e Fierit, Vlorës Gjirokastrës. Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit. Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut.

Vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit. Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime të pjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-Qafë Shtamë, në Rrapës të Pukës, në segmentin Klos-Bulqizë dhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë. Strukturat e OSHEE kanë vazhduar punën për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit tëfurnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqet riparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Një punonjës i OSHEE në Tropojë ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një dëmtimi të rrjetit. Një numër konsumatorësh kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve dhe për shkak të shkëputjeve të detyruara të furnizimit për arsye sigurie

Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve. Megjithatë, gjendja mbetet e vështirë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive. Për këtë qëllim u bëhet thirrje qytetarëve dhe sidomos drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes.

Strukturat përgjegjëse të emergjencave civile thonë se janë në gatishmëri të plotë dhe inkurajojnë qytetarët të bashkëpunojnë duke njoftuar në numri 112 raste që konsiderohen se paraqesin rrezikshmëri të shtuar.

Etiketa: FierpermbytjeVlore

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Situata sot/ Vjosa përmbyt sërish Vlorë-Fier uji 1.5 m në banesa

Situata sot/ Vjosa përmbyt sërish Vlorë-Fier uji 1.5 m në banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com