Eleni Sourani, diplomatja greke që nuk njeh axhendën e shefit të saj, Nikos Kotzias – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eleni Sourani, diplomatja greke që nuk njeh axhendën e shefit të saj, Nikos Kotzias

10:32 | 21/09/2016
në Uncategorized
0
Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane.	/r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a press konference with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015.

Ambasadorja e re e Greqisë në Tiranë përjashton diskutimin për dy çështjet që mbajtën peng marrëdhëniet mes dy vendeve, zgjidhjen e Çështjes Çame dhe atë të kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë

Ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri, duket se nuk ka informacion për agjendën e shefit të saj, ministrit të jashtëm të greqisë, Nikos Kotzias. Në një intervistë për “Albanian Daily News”, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani ka deklaruar qëndrimin e saj lidhur me çështjen e marrëveshjes së ujërave dhe atë të Çështjes Çame. Sipas saj, Çështja Çame nuk ekziston ndërsa ajo e ujërave është e zgjidhur që në vitin 2019.

Në të vërtetë të dy çështjet janë tashmë në agjendën e bisedimeve dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati konfirmoi gjatë vizitës së homologut të tij grek se Çështja Çame dhe ajo e marrëveshjes së kufijve detarë, janë dy çështje të renditura në krye të agjendës së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por, ambasadorja e Greqisë, duket se nuk ka dijeni për agjendën e shefit të saj, pasi ajo u shpreh në intervistë për “Albanian Daily News”: “Më lejoni të vë në dukje se qytetarët e kujtdo vendi, që kanë pretendime pronësore në Greqi, mund t’i kërkojnë ato duke iu drejtuar gjykatave greke dhe sistemi gjyqësor grek, me të vërtetë i pavarur, do të prononcohet për çdo rast“. Ajo që ka ndodhur, është se zonja ambasadore nuk është e njohur me bisedimet mes Bushatit dhe Kotzias, ku ministri i jashtëm shqiptar ka kërkuar saktësisht zgjidhjen e Çështja Çame. Ja çfarë tha Bushati në konferencën e përbashkët për shtyp me homolugun Kotzias në qershor të këtij viti, vetëm katër muaj më parë:

“Besoj se isha i qartë kur fola për kompleksitetin e marrëdhënies mes dy vendeve tona për listën e çështjeve dhe për një lloj kategorizimi të çështjeve. Besoj gjithashtu se respektojmë pikëpamje të ndryshme që kemi me ministrin Kotzias për disa prej këtyre çështjeve. Nuk ka asnjë diskutim që Çështja Çame është pjesë e kapitullit të problemeve që rrjedhin nga Lufta e II Botërore. Jemi  ballkanas dhe është e qartë që të kemi lexime të ndryshme për këtë çështje ose të tjera. Besoj se  është moment i mirë dhe më i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Nuk bëhet fjalë as për pretendime territoriale, sepse Shqipëria s’ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. E respekton Greqinë si një vend dinjitoz. Por, qasja jonë për Çështjen Çame ka të bëjë me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve të çamërisë. Flasim për një proces, ku çdo lloj pengese e karakterit diskriminues do të duhej të hiqej ndaj kësaj popullsie. Inspirojmë të ndërtojmë një shoqëri që bazohet tek e drejta dhe ku flasim për këtë nuk flasim për përgjegjësitë kolektive dhe për përgjegjësitë individuale, por për të drejtën e pronës, të lëvizjes së lirë e më gjerë. Besojmë se është e mundur të marrim shembull nga praktika të mira siç ishte ajo e e marrëdhënieve gjermano-franceze”.

Duke i shtuar këtij fakti edhe tjetrin që ministria e jashtme greke organizon konferenca shkencore me temë çështjen çame, pavarësisht se cilat këndvështrime zënë vënd atje. Pra është fakt se çështja çame ekziston zyrtarisht për qeverinë greke.

Sa i përket marrëveshjes së kufijve detarë, zonja ambasadore është shprehur në intervistë: “Lidhur me delmitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009, e cila u hartua me kujdes dhe bazuar në Konventat e OKB-së dhe ligjin e Detit dhe që në vështrimin tonë i shërben interesave të të dyja vendeve“. Ndërkohë që pakti detar Berisha-Karamanlis i firmosur nga ish-ministrat e jashtëm Basha dhe Bakojanis u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese që do të thotë se është një marrëveshje pa asnjë vlerë për qeverinë shqiptare. Ndaj dhe ministri Bushati e ka përfshirë në agjendën e çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Labja, vajza 7-vjeçare që nuk e pranojnë në shkollë

Labja, vajza 7-vjeçare që nuk e pranojnë në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com