Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 12 kg kanabis si dhe ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Lefter Sela, 37-vjeç, banues në fshatin Gribë të Gramshit.
Droga iu gjend gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.