Ekspertja e SHBA: Ruçi në krye të Kuvendit, për shqiptarët ka vdekur shpresa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertja e SHBA: Ruçi në krye të Kuvendit, për shqiptarët ka vdekur shpresa

21:18 | 18/09/2017
në Shqiperi
0

Ekspertja e njohur amerikane, Lori Amy, profesoreshë në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi.

Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave që përjetoi shoqëria shqiptare dhe të rrugës për shërimin e tyre.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e konsideron zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit, si një zhvillim në vazhdën e mungesës së shpresës që ka kapluar shqiptarët.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Pjesë nga intervista:

Profesore Amy, jeni duke shkruar një libër që mund të përmblidhet si një analizë e plagëve që la pas regjimi komunist në Shqipëri. Nga kërkimet tuaja në thelb çfarë keni gjetur?

Ka dy mënyra për të menduar rreth plagëve. Së pari: Çfarë ndodhi, çfarë konkretisht na i shkaktoi plagët? Por ajo që mua më intereson më shumë janë efektet e këtyre plagëve. Pesëdhjetë vjet të një diktature të egër totalitare i kanë bërë njerëzit të ndihen sikur nuk kanë shpresë. Një nga efektet e kësaj diktature, ku njerëzit kishin frikë se mos po i spiunonin, se mos burgoseshin apo vriteshin, është se ata krijuan një ndërgjegje të dyfishtë. Kjo i bën disa njerëz të mos ndihen vetvetja, të humbasin aftësinë për të treguar të vërtetën.

Duket sikur politikanët sot dhe në përgjithësi njerëzit në pushtet përpiqen hapur të provojnë se krimet e komunizmit mund të harrohen tani që kanë kaluar kaq shumë vite. Ata përpiqen ta fusin këtë ide në mendjet e të rinjve, duke u thënë të gëzojnë jetën dhe të harrojnë të kaluarën. A mendoni se skena e krimit të dhunës shtetërore ekziston ende?

Ne mund të harrojmë hollësi historike konkrete, për shembull njerëzit që kanë jetuar atë kohë mund të harrojnë hollësi konkrete, njerëz që kanë vdekur mund të mos kenë në gjendje të tregojnë historitë e tyre. Por efektet e atyre ngjarjeve vazhdojnë. Gjysma e popullatës është nën 30 vjeç dhe shumë prej tyre mund të mos e kenë mësuar atë që kaluan prindër apo gjyshërit e tyre. Por e vërteta është se i gjithë vendi, çdo centimetër e tij, u ndërtua nga puna e detyruar: nga të burgosurit ose nga puna vullnetare që në fakt ishte e detyruar. I tërë vendi është një skenë krimi. Asgjë nuk mund të harrohet. Çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar në një mënyrë që të mos mbetemi tek faji, akuzat dhe viktimizimi, por në një mënyrë që të ketë efekte shëruese. Për ta bërë, këtë fillimisht duhet të analizojmë se çfarë ndodhi dhe pastaj të shtrojmë pyetjen se si mund t’i rindërtojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Cila është përvoja juaj nga bisedat që keni patur në Shqipëri me njerëz që mund të kenë qenë burgosur apo të dënuar me punë të detyruar.

Shumë prej tyre janë të traumatizuar thellë. A e dini se si mund të shërohet dikush që ka qenë i traumatizuar? Së pari, pala tjetër duhet të pranojë dhe të thotë: Më vjen keq për atë ju keni hequr. Një pranim i thjeshtë se kjo vuajtje ka ekzistuar ka një efekt shumë të madh. Por të pretendosh se gjërat nuk kanë ndodhur, kjo nuk mund të shërojë askënd.

Ndoshta një shembull i mirë për të ilustruar këtë që ju thoni është zgjedhja kohët e fundit si kryetar i Parlamentit e zotit Gramoz Ruçi, ish ministër i Brendshëm në vitin e fundit të regjimit komunist, kur në Shqipëri ndodhën disa gjëra mjaft të trishtueshme. A mund të na thoni se çfarë mund të nënkuptojë kjo për shoqërinë në Shqipëri?

Është pikërisht ajo, për të cilën folëm. Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë. Këtu vijmë përsëri tek ndjenja e mungesës së shpresës, e cila vjen kur ne mendojmë se çfarëdo që të bëjmë asgjë nuk do të ndryshojë. Megjithatë, vitet e fundit kemi parë mundësi shumë reale për ndryshim. Për shembull, më në fund është ngritur një komision për hapjen e dosjeve të policisë sekrete të regjimit komunist. Si do të veprohet me këtë komision? Çfarë duhet bërë që komisioni të punojë me transparencë? Si duhet të trajnojmë njerëzit që do të merren me studimin e arkivave? Kjo është një mundësi, e cila nëse shfrytëzohet, atëherë kjo mund të sjellë shpresë.

/zeriamerikes.com/

Etiketa: Ekspertja e SHBAGramoz RucikomunizmiLori AmyShqiperia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Durrës/ Ngacmoi dy të mitura 10 dhe 11-vjeçare, arrestohet 64-vjeçari

Durrës/ Ngacmoi dy të mitura 10 dhe 11-vjeçare, arrestohet 64-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com