Eksperti amerikan për Ballkanin: Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet brenda disa muajsh! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperti amerikan për Ballkanin: Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet brenda disa muajsh!

11:40 | 16/06/2021
në Kryesore
0

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është një sinjal pozitiv dhe se nga biseda e tyre e parë nuk duhej të kishte pritje të mëdha. Ai tha se një marrëveshje midis dy shteteve mund të arrihet brenda disa muajsh.

“Është për t’u lavdëruar që ndodhi [takimi], por nuk është mirë që ata duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ. Kjo nuk kontribuon rezultatit përfundimtar, për çfarë do të duhej ata të ndryshojnë. Dialogu vazhdoi dhe ky ishte një takim brenda këtij procesi. Albin Kurti nuk ishte i përfshirë më parë në procesin me të cilin po përpiqet të njihet dhe të përcaktojë se si idetë e tij përshtaten në kontekst. Për presidentin Vuçiç, kjo është një histori e gjatë. E konsideron jetike për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – një rrugë që është shumë e ngadaltë”, tha Serwer, për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).

Në të njëjtën kohë profesori eksperti dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, potencon se gjatë takimit të Kurti-Vuçiç nuk ka vënë re detaje që do të tregonin se një zgjidhje e mosmarrëveshjes së të dy palëve është e mundur brenda disa muajsh.

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

“Unë nuk e kundërshtoj marrëveshjen dhe jam shumë pro saj. Por Presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë se ai nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa të guximshëm, siç është njohja e pavarësisë së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi. Unë e marr seriozisht. Ai e ka bërë këtë plotësisht të qartë. Kur bëhet fjalë për Albin Kurti – këtu ka disa pyetje. Çfarë mund të presë të fitojë nga e gjithë kjo? Do ta shtrojë këtë pyetje dhe do të kërkojë një përgjigje adekuate për të”, tha Serwer, duke qenë i bindur se Serbia dhe Kosova do të arrijnë një zgjidhje.

“Pak kujt mund t’i kujtohet, por Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ishin në marrëdhënie të këqija për gati njëqind vjet pas lëvizjes revolucionare në Amerikë. Sot, konsiderohet se ato kultivojnë një nga miqësitë më të forta në botë. Sigurisht, se kjo [çështja mes Kosovës dhe Serbisë] do të zgjidhet.

Mendoj se shumë gjëra duhet të ndodhin para se arrihet deri te marrëveshja. Këtu veçmas mendoj në pranimin e Beogradit se e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën. Bëhet fjalë një humbje që nuk duhet të jetë e përhershme në kuptimin që në kufijtë e saj mund të fitojë miq. Ky do të jetë një plus i madh. Nuk pres kurrë më që Beogradi ta administrojë përsëri Kosovën. Për këtë nuk mund të flitet, por mendoj se ata mund të jenë vende miqësore dhe shpresoj kështu. Nuk ka asnjë logjikë që mes tyre të ketë konflikt diplomatik ose ushtarake”, thotë Serwer, duke shtuar se kjo nuk është në interesin e dy palëve [Kosovës dhe Serbisë].

Etiketa: Albin KurtiAleksandar VucicDaniel SerwerEksperti amerikan për BallkaninKurti-VuçiçMarrëveshja Kosovë – SerbiUniversiteti John Hopkinswashington

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
Qeveria e kap lepurin me qerre. RENEA thyen në mes kush sheh Europianin (fotot)

Qeveria e kap lepurin me qerre. RENEA thyen në mes kush sheh Europianin (fotot)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com