Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.
Kësaj here shkak i vizitës së eksepertëve të Komisionit të Venecias e cila mësohet të mbahet në datat 18 dhe 19 shtator, është ligji i pronave.
Kuvendi i është adresuar Komisionit që në dhjetor të vitit të kaluar për mbi 200 nene të ligjit, për të cilat ekspertët kërkojnë opinione shtesë.
Në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, po ashtu edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...