Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Takimi me Bashën dhe aleatët, Mediu zbulon çfarë u diskutua gjatë darkës në Ishëm

Nga Ejona 0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar se çfarë u diskutua gjatë takimit të mbrëmjes së shkuar me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët.
Në një intervistë për FaxNews, Mediua shprehet se çështjet kryesore të takimit ishin Reforma Zgjedhore dhe lufta kundër krimit.
Më tej ai Mediu ka folur edhe për aksionet opozitare në vijim, në të cilat sipas tij përveç protestave do t’i kushtohet rëndësi e veçantë edhe interesave të shqiptarëve.
Sa i takon marrëveshjes Rama-Basha, Mediu sqaron se këto janë spekulime të Ramës për ta zhvendosur vëmendjen diku tjetër, ndërsa vlerëson dialogun mes palëve.
“Është një takim sa formal dhe informal. Erdhi si rrjedhojë e takimit që u organizua tek Partia Demokratike. Ku u diskutuan dy çështje ideja për të patur një platformë të plotë për Shqipërinë Europiane dhe ideja e një organizimi më të qenësishëm dhe koordinimi të veprimtarisë opozitare. Ne diskutuam pikërisht për këto dy çështje. Për të vijuar me Reformën Zgjedhore, për të luftën kundër krimit. Jemi përballë vendimit për hapjen e negociatave. Për të gjitha këto pati një frymë poztive për të ecur në një rrugë të përbashkët.
Nëse opozita heq dorë nga protestat do të thotë se heq dorë nga qytetarët. Unë mendoj se protesta është gjëja më e vlefshme për demokracinë, sepse do të thotë një mos pajtueshmëri me të ka qenë. Nuk është diskutuar për heqje dorë, por forcimin. Por kjo nuk do të thotë të fokusohemi vetëm tek prostesta duke lënë menjanë interesa të tjera të rëndësishme për shqiptarët.
Kjo është një lojë e Edi Ramës, përpiqet që ta dërgojë vëmendjen diku tjetër. Nuk ka një marrëveshje hëpërhë me Ramën dhe Basha e ka bërë të qartë. Mendoj se ka nevojë për dialog, duke abstraguar nga emrat e individit. Ky është fokusi i diskutimit opozitar”, shprehet Mediu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej