Ekonomistët: Gjoba për parapagimin e tatim fitimit po falimenton bizneset – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomistët: Gjoba për parapagimin e tatim fitimit po falimenton bizneset

09:37 | 01/11/2016
në Uncategorized
0

Përveç kundërshtimit të masës nga ana e biznesit, gjoba u cilësua e lartë dhe penalizuese gjatë diskutimeve të fundit të ndryshimeve në ligjin e Procedurave Tatimore në Komisionin e Ekonomisë dhe pritet të rishikohet…

Gjoba prej 15% e këstit të tatim fitimit, nëse nuk e parapaguan në kohë këstin, që ka hyrë në fuqi nga dhjetori i vitit të kaluar, po rezulton fatale për bizneset, duke çuar deri në mbylljen e tyre. Ahmet Gjinishi, kontabilist, tregon se kjo masë po i detyron bizneset të kalojnë në statusin pasiv dhe të pezullojnë aktivitetin. Situata vazhdon të mbetet e njëjtë prej muajsh, tregon kontabilisti Gjinishi, ndërkohë që listës së bizneseve që ai mban iu janë shtuar dhe katër të tjerë, të cilët kanë kaluar biznesin në statusin pasiv me qëllim që “të shpëtojnë” prej gjobës.

Përveç kundërshtimit të masës nga ana e biznesit, gjoba u cilësua e lartë dhe penalizuese gjatë diskutimeve të fundit të ndryshimeve në ligjin e Procedurave Tatimore në Komisionin e Ekonomisë. Kryetari i komisionit, Erion Braçe, tha se nuk është legjitime vendosja e gjobës për parapagimet dhe duhet të rishikohet. Ndërsa zëvendëskryetari i komisionit, Ridvan Bode, tha se gjoba prej 15% është e lartë pasi rëndon biznesin.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Komisioni pritet që të diskutojë në ditët në vijim për ndryshimin e masës së gjobës në rast mospagimi të këstit të tatim fitimit.

Në bazë të ligjit, tatim fitimi i vitit aktual parapaguhet në bazë të një formule që merr për bazë fitimet e dy viteve më parë për tremujorin e parë të vitit dhe fitimet e vitit të mëparshëm për 9 muajt e mbetur (në vitet në vijim bëhet rakordimi nëse biznesi ka paguar tatim fitimi tepër). Kontabilisti Gjinishti shpjegon se nuk merret fare parasysh fakti nëse biznesi në vitin aktual nuk ka të njëjtin aktivitet si një vit më parë dhe atij i kanë rënë si xhiro, ashtu dhe fitimet dhe si rrjedhojë detyrohet të parapaguajë për një fitim që ai nuk e ka realizuar realisht.

“Në vend që likuiditetin biznesi ta përdorë për të mbijetuar, është i detyruar të parapaguajë detyrimet, të cilat në rast se nuk paguhen në kohë ngarkohen me një gjobë prej 15% të shumës së detyrimit”, thotë ai.

Edhe në një sondazh të kryer nga Monitor pak javë më parë, në lidhje me shkaqet se pse po mbylleshin bizneset në kryeqytet, një prej arsyeve kryesore që raportuan disa biznese ishte dhe gjoba për këstet e tatim fitimit. Bizneset kanë deklaruar se nuk e përballojnë dot gjobën prej 15% të shumës për vonesat në pagimin e kësteve të tatim fitimit. Këstet e përllogaritura në bazë të xhiros së një viti më parë, kanë vënë në vështirësi biznese, të cilët në vitin aktual gjenden në vështirësi financiare, pasi po shohin rënie të xhiros dhe fitimeve, por duhet të parapaguajnë këstet në bazë të fitimeve të vitit të kaluar.

Gjoba 15% e këstit, nëse nuk parapaguan tatim fitimit

Një nga nenet e ligjit të supergjobave (procedurave tatimore), miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe që nuk u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ishte ai për gjobat në rast se këstet e tatimfitimit nuk paguheshin në kohë. Në muajt e parë të 2016-s, tatimet i njoftuan bizneset se “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar. (Ndryshuar me ligj nr. 99/2015, datë 23.09.2015, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 187, datë 28 tetor 2015, neni 114/1)).”

Më parë, bizneset nuk merrnin gjoba, në rast se nuk parapaguanin tatimfitimin, thjesht nuk merrnin dot vërtetim në tatime që kishin paguar detyrimet.

“Frika” nga gjobat duket se ka ndihmuar tatimet të tejkalojnë planin e tatim fitimit përgjatë gjithë këtij viti.

Ekonomistët e firmave shpjegojnë se bizneset kanë nxituar të paguajnë këstet e tatim fitimit, përndryshe rrezikonin që të merrnin gjobën sa 15% e vlerës së këstit. Për 9 mujorin, të ardhurat nga tatim fitimi ishin 3.6 miliardë lekë më shumë se plani, duke shënuar performancën më të mirë nga gjithë zërat e tjerë tatimore (TVSH psh ishte 3.9 miliardë lekë më pak se plani).

Si parapaguhet tatim fitimi

Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në këste mujore.

Administrata tatimore, bazuar në të dhënat e deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit paraardhës, dorëzuar nga tatimpaguesi brenda datës 31 mars të vitit vijues, llogarit këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill – dhjetor të vitit vijues dhe për periudhën janar – mars të vitit të ardhshëm.

Këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin, për periudhën prill – dhjetor të vitit vijues dhe për periudhën janar – mars të vitit të ardhshëm, i njoftohen tatimpaguesit brenda datës 30 prill të çdo viti.

Këstet e paradhënieve të tatimit mbi fitimin, përcaktuar si më sipër paguhen nga tatimpaguesit në bazë tremujore ose në bazë mujore.

Kur këstet e paradhënieve të tatimit mbi fitimin paguhen në bazë tremujore, kësti i çdo tremujori llogaritet në bazë të shumës së kësteve të çdo muaji të tremujorit. Afatet e pagesës së kësteve tremujore të paradhënieve janë:

    1. për tremujorin e parë (janar-shkurt-mars) të vitit, brenda datës 30 mars,
    2. për tremujorin e dytë (prill-maj-qershor) të vitit, brenda datës 30 qershor,
    3. për tremujorin e tretë (korrik-gusht-shtator) të vitit, brenda datës 30 shtator,
    4. për tremujorin e katërt (tetor-nëntor-dhjetor) brenda datës 30 dhjetor.

b) Kur këstet e paradhënieve të tatimit mbi fitimin paguhen në bazë mujore, afati i pagesës është brenda datës 15 të çdo muaji,

Llogaritja e kësteve mujore të paradhënieve

  1. a) Kur tatimpaguesi ka më shumë se dy vite që e ka filluar veprimtarinë, këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin llogariten si më poshtë :

Shembull :

Tatimi mbi fitimin : Viti 2015 = 1,200,000 lekë

Këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për vitin 2016 do të jenë :

– Për periudhën prill – dhjetor 2016 : 1,200,000/12 muaj = 100,000 lekë/muaj. Totali për 9-mujorin : 100,000 x 9 muaj = 900,000 lekë.

– Për periudhën janar – mars 2017 : 1,200,000/12 muaj = 100,000 lekë/muaj. Totali për 3- mujorin 100,000 x 3 muaj = 300,000 lekë.

– Për tremujorin e parë (janar – mars) 2016 kësti i paradhënieve presupozohet se është përcaktuar më parë (në vitin 2015) sipas skemës së mësipërme, bazuar në deklaratën e fitimit të tatueshëm të vitit 2013.

/monitor.al/

Etiketa: biznesetEkonomistëtgjobatatim fitimi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Prerja masive e pyjeve vijon në Munellë

Prerja masive e pyjeve vijon në Munellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com