• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edit Durham, ilustrimet dhe fotot e “Mbretëreshës së Malësorëve”

20:25 | 30/03/2016
në Uncategorized
0

20 vjet qëndrim mes banorëve të veriut të Shqipërisë e kurorëzuan atë në “Mbretëreshë të Malësorëve”.  Dhe jo më kot. Ajo do të fiksonte në librat e saj, gjithcka pa dhe gjeti mes malesh, në ata vende që ajo vetë, e mahnitur, do ti quante “një pjesë e Evropës, me moshën e Homerit”.

Durham foto 1

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Ndoshta ka qenë rastësi këshilla mjekësore për një udhëtim pushimi, që do ta sillte në trojet shqiptare. Por nuk ishte më një rastësi që Durhami të behëj mikja më e madhe e shqipëtarëve. Gjithçka niste më 1900. Në moshën 37 vjeçe nga Anglia mbërrin në Trieste për ta vijuar udhëtimin në Kotor,  e Cetinjë. Ajo që sheh në atë “pjesë të harruar e botës”, e shtyn më tej drejt veriut shqiptar, me të cilin do të dashurohej përjetësisht.

Në vitet që vijojnë, nga 1904 deri më 1928, boton 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, ku më së shumti spikasin shkrimet për Shqipërinë. Vepra e saj Shqipëria e Epërme (High Albania), shkruar më 1909 që është udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore, cilësohet si vepra e saj më e arrirë. Në të gjithë veprat që shkroi përmblidhet një guidë e plotë e jetës, zakoneve, folklorit, etnologjisë, besimeve dhe historisë së shqiptarëve gegë. Ajo u bë më e spikatura historiane, etnografe, antropologe e deri edhe reportere për shumë vite me radhë për veriun shqiptar.Durham foto 2

Veprat e Edit Durham

1904 – Përmes tokave të Serbisë; 1905 – Brenga e Ballkanit; 1909 – Shqipëria e Epërme; 1914 – Beteja për Shkodrën; 1920 – Njëzet vjet ngatërresa ballkanike; 1925 – Krimi i Sarajevës; 1928 – Disa dëshmi të fiseve ballkanike

Por Durham ishte edhe një artiste e madhe. Falë talentit të saj ajo ishte bërë anëtare e Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve). Librat e saj për Shqipërinë, përvecse me foto mbushen edhe me ilustrime mjaft të bukura. Aftësia e saj krijuese e gjendur mes malësorëve “kreshikë” mes një peizazhi vërtet spektakolar do ta çonin atë natyrshëm drejt komentit “Këtu është ngjyra, jeta dhe arti”.

Durham foto 4“Beteja për Shkodrën”, njëri nga librat e saj të spikatura, botuar më 1914, krahas fotove është e mbushur plot me ilustrime që thonë po aq shumë sa edhe fjala e saj. Fotot sjellin atmosferën e kohës, rrënimet e luftës, mjerimet që ajo ka lënë pas, organizimet ushtarake, e deri personazhet e kohës, ku spikat një foto e vetë Durham mes malësorëve si edhe një foto e rrallë e Esat Pashë Toptanit.

Po kaq tërheqëse janë edhe ilustrimet e këtij libri. Në fakt ata janë ribotuar pjesërisht edhe më vonë, kryesisht në revistën “Shejzat” të Koliqit. Në vizatimet që duken se janë të një dore të stërvitur, që mbajnë mbishkrimin me tre shkronja MED (Mary Edit Durham) shpërfaqet po e njëjta atmosferë, pamje të liqenit të Shkodrës, pamje nga Mali i Zi, forcat ushtarake e deri tek detaje të tilla si lahuta apo opingat malazeze. Me një rëndësi të veçantë është edhe vizatimi që Durham i ka bërë Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

Më poshtë fotot dhe ilustrimet e librit të Durham “Beteja për Shkodrën”:      Durham foto 5

Durham foto 7

Durham foto 15

 

Durham foto 16

Durham foto 18

Durham foto 20

 

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Bregu: Zgjedhjet e lira kusht për hapjen e negociatave

Bregu: Zgjedhjet e lira kusht për hapjen e negociatave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com