• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Reja i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes: Duhet të përmirësohemi për minutat e fundit

23:06 | 26/03/2022
në Sport
0

Edi Reja ka qenë i pakënaqur për faktin se si skuadra e tij nuk ka qenë e vëmendshme deri në fund në ndeshjen ndaj Spanjës. Trajneri i kuqezinjve tha se pas humbjes, se ekipi vazhdonte të bënte dhurata.

“Me pak më shumë vëmendje do të merrnim rezultat që do të na shërbente ne dhe djemve se kanë shpenzuar shumë energji. Kemi punuar shumë në fazën mbrojtëse me tre që dilnin para te mesfushorët e tyre. E kemi dhuruar golin e parë se nuk mund të pësohet ashtu, me pak vëmendje mund të merrnim rezultat. Kemi pësuar për faje tona, nuk arrijmë të bëjmë këtë hap para e tregojmë që jemi skuadër e ndërgjegjshme, me vëmendje. Duhet të ndryshojë mentaliteti, nuk mund të dhurojmë gjithmonë, se këto janë dhurata. Sigurisht Spanja është ekip i madh, luan shumë mirë. Ne arritëm të bënim disa gjëra, jo siç e planifikuam me kundërzbritje siç mendonim. Por duhej të bënim këtë ndeshje, se me Spanjën e dimë që janë të aftë, në veçanti na mungojnë detajet që nuk na lejojnë të bëjmë hapin e rëndësishëm. Mbetet një paraqitje e mirë, por mund të ktheheshim në shtëpi me një sodisfaksion të cilin e kishim merituar” – u shpreh Reja.

Lexo edhe

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Sporting bllokon Arsenalin

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

Tekniku italian gjithashtu tha se nuk mund të dënoj këta djem që kanë shpenzuar energji dhe se sot meritonim që merrnim barazimin se Spanja është një skuadër e madhe.

“Sot të gjithë janë përtej të mjaftueshmes si vlerësim, se kanë bërë mirë. Por nuk mund të dënoj këta djem që kanë shpenzuar energji. Edhe në aspektin taktik i mbyllëm mirë dhe kemi bërë një paraqitje të mirë. Kemi disa episode që na dënojnë përtej normales. Sot meritonim të merrnim barazimin se Spanja është një skuadër e madhe. Po rritemi, por nuk bëjmë hapin se na mungon diçka më shumë që të përmirësohemi, ka gjithmonë ndonjë gabim që ndodh dhe nuk duhet të bëhet. Për të qenë konkurrues nuk duhen bërë, por për fat të keq ndodhin dhe më vjen shumë keq për djemtë” – tha Reja.

Reja gjithashtu është shprehur se ne patëm ndonjë nisje me Brojën në pjesën e parë, me disa mundësi më të mira pasimi, kishim një rast tjetër. Sipas tij, skuadra duhet përmirësuar për minutat e fundit.

“Ndoshta na mungoi pak mbajtja e topit, se ata janë agresive dhe nuk të japin kohë, të shpejtosh pasimin duhet të kesh teknikë, por nuk të japin kohë të marrësh frymë me 3-4 lojtarë që të sulmojnë. Ne patëm ndonjë nisje me Brojën në pjesën e parë, me disa mundësi më të mira pasimi, kishim një rast tjetër. Nuk mund të prisnim më shumë, të gjithë punuan shumë mirë, nuk mund t’u them djemve gjë. Por vëmendja duhet të jetë jo në 90 minuta, por në 100. Kur mungon një minutë, nuk mund të pësosh këtë gol, duhet ndërgjegjësim më shumë. Në minuta të fundit dihet që ka mjegullsi, por aty shihen skuadrat. Kjo duhet përmirësuar, për pjesën tjetër ishin përtej të mjaftueshmes” – tha Reja.

Etiketa: Edi RejahumbjaminutatrezultatiSpanja

Të Lidhura

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

nga 27
21:31 | 09/03/2023
0

“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...

Sporting bllokon Arsenalin

Sporting bllokon Arsenalin

nga 27
21:05 | 09/03/2023
0

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbone në ndeshjen e parë të Europa...

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

nga 27
16:55 | 09/03/2023
0

Liverpool rikthehet në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kundër Real Madridit. Reds do të shpresojnë të përmbysin humbjen 5–2...

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

nga 27
23:11 | 08/03/2023
0

Milan në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh! Italia kualifikon skuadrën e parë në çerekfinalet e UEFA Champions League...

Para
Rikonstruksion total selisë së PD-së, Komisioni i Rithemelimit ndryshon edhe fasadën e jashtme

Rikonstruksion total selisë së PD-së, Komisioni i Rithemelimit ndryshon edhe fasadën e jashtme

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Moti i së enjtes, ja kthesa që sjell pasditja

Parashikimi i motit, 31 Mars 2023

07:31 | 31/03/2023
“U tronditëm!” Fqinjët flasin për vrasjen e shqiptarëve në Itali –

Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh –

23:27 | 30/03/2023
Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –

23:21 | 30/03/2023

Përmbytet sërish qyteti i goditur nga tërmeti në Turqi –

23:03 | 30/03/2023
Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë –

Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë –

22:57 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit, 31 Mars 2023
  • Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh –
  • Shkarkohet nga detyra gjyqtari Hysen Saliko –
  • Përmbytet sërish qyteti i goditur nga tërmeti në Turqi –
  • Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë –
  • Tuchel ishte njeriu i duhur për stolin e Bayern –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit, 31 Mars 2023
  • Uria në mes të natës, arsyet shëndetësore pse ndodh –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com