Edi Ramës i duhen timonierë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Ramës i duhen timonierë

09:44 | 06/06/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Ai me mënyrën e tij e shpalli “kotësinë” e pluralizmit. Gjatë një komunikimi javor, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi gjithë përparimin e teknologjisë për të na kthyer në prapambetje, në monizëm.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të votojnë partitë e tjera, sepse vetëm Partia Socialiste mund të ketë një kryeministër. Për ta përforcuar këtë ide marroke thotë që as Lulzim Basha, as Petrit Vasili, as Shpëtim Idrizi apo ndonjë tjetër nuk do të kenë vota për t’u bërë kryeministër, prandaj të gjitha votat për Partinë Socialiste.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kjo deklaratë nuk është vetëm e papërgjegjshme, por thyen barazinë që garantohet nga ligji zgjedhor, por mbi të gjitha shkel sistemin demokratik dhe pluralist që garanton Kushtetuta e Shqipërisë. Kthimi në një parti të vetme, pra në një timon të vetëm, është kthim në rastin më të mirë në regjim autoritar, në rastin më të keq në diktaturë.

Natyrisht, nuk është vështirë të parashikohet që me marrëveshjen e lakuriqve të natës mes Ramës dhe Bashës, ky i pari ia doli të garantojë një mandat më shumë qeverisës, duke shkelur ligjin zgjedhor dhe lejuar PD-në të hyjë në zgjedhje jashtë afateve, por në të njëjtën kohë duke mos lejuar koalicionet parazgjedhore.

Tani loja duket e kryer, me një Parti Socialiste që edhe profesori në shërbim, Eduart Zaloshnja nuk i jep dot më shumë se 64 mandate. Ja kiameti po shkon 66, por nuk e kalon këtë cak, sepse bjerrja e qeverisë, politikave dhe dështimeve të saj është shumë e madhe.

Në këtë rast, Edi Rama dhe partia e tij do fillojnë të kërkojnë partnerë. Nëse e ka gjetur Lulzim Bashën qysh sot, duhet parë sa mandate do të mbledhë kanakari i Berishës, ku parashikimet bëhen lëmsh nga zbraztësia e takimeve të tij elektorale dhe fushata “çeta shpërndahu”.

Nuk është çudi që të trokasë në derën e LSI-së, megjithëse sot duken maja-maja. Kanë kaluar dhe ditë më të këqija bashkë, për të cilat mjaftoi një ngjalë e bregdetit të Adriatikut.

Një tjetër derë mund të jetë PDIU-ja e Shpëtim Idrizit. Ky i fundit është i vetmi kryetar i një partie parlamentare që nuk ka thënë kund se dëshiron apo ëndërron të bëhet kryeministër, ndërsa ka bërë vetëm një fushatë pozitive pa kërcënime, akuza dhe besëprerje ndaj Edi Ramës, megjithëse ky i fundit u tregua shumë zemërngushtë duke mos lëshuar as 1 për qind pushtet. Por, mjaftoi qëndrimi për Çështjen Çame dhe gjeti një partner që nuk e lëshoi as në ditë të hallit. Me të vetmin aleat koalicioni që ndau një ideologji të përbashkët, atë kombëtare ishte PDIU.

Në fund fare mbetet zgjedhja e Edi Ramës me kë do ta ndajë timonin, por nëse ëndërron një Shqipëri moniste, duhet të zgjohet nga ai gjumë, sepse në këtë rast po hyn drejt një udhe që kalon buzë greminës.

Etiketa: arben llallaedi ramaEdi Ramës i duhen timonierëgreminëkanakarilakuriqët e natësngjalëtimonierë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pas takimit, të rinjtë e PDIU-së pastrojnë Fierin (foto)

Pas takimit, të rinjtë e PDIU-së pastrojnë Fierin (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com