Edi Rama rilind ministrinë e propagandës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama rilind ministrinë e propagandës

21:00 | 18/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në një rekord të ri negativ në marrëdhëniet me publikun, kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e një ‘agjencie për media dhe informim’, e cila dukshëm pritet të funksionojë si një ministri propagande, me komunikim të kontrolluar të të gjitha ministrive përmes një zyrtari ‘në nivel ministri shteti’ që është njëkohësisht ‘zëdhënës i kryeministrit’.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli në mbledhjen e tij të parë të punës si kryetar i qeverisë në mandatin e tretë, krijimin e një agjencie të centralizuar, nën kontrollin e zëdhënësit të tij, për kontrollin e marrëdhënieve publike të të gjitha institucioneve të qeverisë qendrore, përfshirë ministrat, një tregues tjetër i dëshirës së tij për të pasur nën kontroll të gjithë qeverinë.

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Një nga vendimet e para të qeverisë ‘Rama 3’ është për krijimin e kësaj agjencie, për të cilën Rama thotë, pa ofruar fakte, se mbështetet në modele të suksesshme në Itali dhe Gjermani.
Sipas vendimit, agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

‘Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,’ thuhet në vendim, i cili krijon në këtë mënyrë një ministri propagande për herë të parë që nga viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër ‘për informacionin’.

‘Në përbërje të Agjencisë, pranë secilës ministri dhe institucion qendror në varësi të Kryeministrit apo ministrave krijohen struktura apo përcaktohen nëpunës përgjegjës për informimin, komunikimin mediatik, të ngarkuar nga Agjencia me përfaqësimin e institucioneve respektive në komunikimet dhe raportet me publikun dhe mediat apo me çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Përgjithshëm,’ vijon më tej vendimi.

Dukshëm për t’i dhënë dorë të lirë kryeministrit dhe drejtorit të agjencisë të punësojë dhe pushojë nga puna këdo që dëshiron, pika 6 e vendimit sanksionon që ‘Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve administrativë të Agjencisë rregullohen në bazë të Kodit të Punës.’

Në këtë mënyrë, zëdhënësat nuk do të kenë privilegjet e statusit të nëpunësit civil, i cili është ligji kryesor shqiptar që synon të krijojë një administratë publike civile. Kjo thekson gjithashtu karakterin politik të ‘Agjencisë’.

Big brother ju vrojton

Sipas vendimit, agjencia do të ketë për detyrë jo vetëm që të përcjellë në publik propagandën e qeverisë, por duhet edhe të ‘monitorojë median’ për të parë reagimin e publikut ndaj qeverisë.

Agjencia ‘vëzhgon publikimet e mediave dhe mjetet e komunikimit masiv, për të evidentuar perceptimin dhe qëndrimin e publikut ndaj veprimtarisë së institucioneve të administratës shtetërore,’ thuhet në vendim.

Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare miraton një strukturë, e cila, ndërsa paguhet me paratë e taksapaguesve, ka për detyrë të monitorojë ‘mediat dhe mjetet e komunikimit masiv’, një term që dukshëm përfshin median sociale, dhe që i jep të drejtë një punonjësi shteti të përgjojë se cili qytetar e shau qeverinë dhe cili e lavdëroi.

Vendimi për krijimin e agjencisë sanksionon gjithashtu që asnjë nga zëdhënësat e qeverive nuk mund të komunikojë me median ndërsa të gjitha marrëdhëniet publike të qeverisë duhet të kalojnë përmes ‘zëdhënësit të kryeministrit’.

‘Përgjegjësi për shtypin në zyrën e zëdhënësit të Këshillit të Ministrave është pika e parë e komunikimit me gazetarët, sipas parashikimeve të rregullores së Agjencisë,’ thuhet në vendim.

Hera e fundit kur Shqipëria ka pasur një ‘Ministri Informacioni’ ka qenë viti 1999. Personi i fundit që ka mbajtur një pozicion të tillë ka qenë Musa Ulqini.

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për dhunim lirisë së medias përmes kontrollit strikt të marrëdhënieve publike, moszhvillimin e konferencave të rregullta për shtyp dhe ndalimin e gazetarëve dhe kameramanëve të ndjekin aktivitetet e qeverisë apo të Partisë Socialiste. Shumica dërrmuese e ‘lajmeve’ që shqiptarët shohin sot nga aktivitetet e qeverisë, nuk përgatiten nga gazetarë dhe kameramanë të medias, por nga zyrat e propagandës së qeverisë.

Në mbledhjen e tij të parë të qeverisë, Rama bëri gjithashtu një kërcënim tjetër për ministrat ‘të mos e shkelin kodin e etikës’, një instrument tjetër kontrovers që ndalon ministrat të kenë një opinion të ndryshëm nga kryeministri.

Etiketa: ”Ministria e Propagandës”edi ramaGjergj Erebararilind

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Frika për luftë në Ukrainë, Presidenti Biden merr në telefon Vladimir Putin

Vladimir Putin i hedh kunja NATO-s dhe SHBA-ve: Koston për rindërtimin e Afganistanit duhet ta paguani ju

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com