Edi Rama, kryeministri që ngatërron emrin e ushtarakes së ndjerë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama, kryeministri që ngatërron emrin e ushtarakes së ndjerë!

19:31 | 06/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Dritan Kaba

Sot, Edi Rama e nisi ditën me një urim për muajin e shenjtë të Ramazanit, por në tekstin e tij kishte një gabim, fjala “lehtë” ishte shkruar “lehë”. E mora për një lajthitje të atij që i kishte bërë urimin. Nuk kishte gjetur asnjë fjalë më shumë, por një foto të xhamisë në natë. Kryeministri luan shumë me gjetjet e tij “artistike”, errësira nuk e di kë simbolizon në këtë rast. Koha që mbahet Ramazani nga besimtarët musliman është pikërisht gjatë ditës. Fillon me daljen e diellit dhe përfundon në çastin e perëndimit të tij. Pra, në asnjë moment Ramazani nuk ka të bëjë me natën . Nuk e “kuptoj” se çfarë ka dashur të simbolizojë Edi Rama me natën, errësirën e fesë apo te muajit te Ramazanit. “Dashuria” e tij për muslimanët njihet tashmë, sidomos pas etiketimit të gazetarëve kritikë të tij si “Kadrinj”. Meqë jemi në muajin e shënuar të Ramazanit dua t’i kujtoj këtij profani, që emri Kadri vjen nga nata më e shenjtë e muajit te Ramazanit. Te lindurve në atë natë i vendosin emrin Kadri ose Kadrie sipas gjinisë. Kjo në shenjë të besimit dhe dashurisë për Zotin, që i fali fëmijë në këtë natë të shenjtë. Habitem si sot e kësaj dite Komuniteti Musliman i Shqipërisë nuk ka reaguar ndaj këtij emërtimi të pa vend dhe antimusliman që Edi Rama iu bën kritikëve të tij mediatikë. Nejse, nuk dua të zgjatem shumë në këtë aspekt.

Kulmin ky njeri, ose nën ndikim e guruve, ose substancave narkotike, e arriti në twitter-in e tij për humbjen e jetës së nëntetares Zarife Hasanaj. Pa as me të voglën përgjegjësi shtetari i shkruan emrin gabim të ndjerës. Një shenjë nënvleftësimi dhe arrogance. Pikërisht se atij nuk i bëhet vonë as i ka në llogari jetët e humbura në shërbim të shtetit. Edi Rama arrin në kulmin e tij, kur as denjon të urojë shërim të shpejtë për dy ushtarakët e tjerë të lënduar në këtë incident tragjik, madje nuk i përmend as emrin majorit Klodian Tanushi dhe rreshterit Julian Kapaj. Ky është njeriu që kemi për Kryeministër. I pashpirt, i papërgjegjshëm, arrogant me jetët njerëzore. Për këtë njeri rëndësi kanë vetëm PPP-të, oligarkët dhe krimi i organizuar. Atyre ua di jo vetëm emrat, por edhe nofkat me saktësi. Nuk harron asnjë aspekt të jetës së tyre, ditëlindje, festa, dreka dhe darka. Këto po i ka të shënuara në memorien tij.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Ndërsa sot në tavolinën e Çuçit për sigurinë ushqimore prisja reflektimin e tij rreth shkatërrimit të drejtorive bujqësore, pakësimit me gati 6 herë të subvencioneve për fermerët apo lënien pa laboratorë për analizat bujqësore. Prisja një ndjesë, të njeriut pa asnjë ndjenjë njerëzore. Në fakt, dëgjova fjalën burg, burg, burg. Në vend të kishte strategji si do realizohej kontrolli ushqimor, që prej 6 vitesh është kthyer në strehë të injorancës dhe gjobaxhinjve, fermerët ridëgjuan fjalën burg. Burg dhe jo subvencion. Burg dhe jo ngritjen e ndihmës për fermerët nga agronome të shtetit. Burg dhe jo masa që ndihmojnë prodhimin vendas.

Ky Neron modern, qytetarët i sheh si kavie eksperimentale.

Sa të jetë kjo qeverisje e Rilindjes në pushtet, aq edhe do zgjasë ky eksperiment me durimin njerëzor. Kush e konsideron veten kavie të eksperimentit Rama të vazhdojë i lumtur. Te tjerët që duan dinjitetin e tyre, të shtetit, të Kombit dhe të Zotit të mblidhen kundër kësaj klike. Data më e afërt është 11 maji.

Etiketa: Dritan Kabaedi ramaJulian KapajKlodian Tanushikryeministermajorineroninjë urim për muajin e shenjtë të RamazanitrreshteriZarife Hasanaj

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Zgjohu nga gjumi dallëndyshe!

Zgjohu nga gjumi dallëndyshe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com