Edi Rama kishte për të qenë kryeministër në Sodoma dhe Gomorra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama kishte për të qenë kryeministër në Sodoma dhe Gomorra

21:39 | 14/12/2019
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Kur dëgjon Edi Ramën që citon Librin e Shenjtë, mendja më shkon tek historia e Sodomës dhe Gomorrës.

Të dyja qytetet qenë të zhytyra në korrupsion të plotë moral dhe politik. Udhëheqësit e tyre për vite me radhë e lëshuan pa fre babëzinë e pushtetit, perversionit, kurvërisë, hajnisë sa për 14 vjet rresht “britma e ankimit për ligësinë e Sodomës dhe të Gomorrës u bë aq e fortë, sa Jehovai dërgoi engjëjt që të hetonin gjendjen në ato qytete, e pastaj t’i shkatërronin me një shi zjarri e squfuri…”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk di përse dy qytetet famëkeqe që mendohet se janë të mbuluar nga Deti i Vdekur më ngjajnë si dy pika me Tiranën a Durrësin. Profeti Isaia do të lajmëronte në at’botë: “Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai, o tiranë të Sodomës! Vërini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o banorë të Gomorrës!”.

Mërisë së Hyjit i shpëtoi veç Loti me të tijët (Luti në Islam), këta njerëz të përkorë që nuk lejuan të pabesët të përdhunonin ëngjëjt mysafirë në shtëpinë e tij.

Është pak, por e sigurtë që Loti nuk është Edi Rama, i cili “mahnit” me recitimet e vargjeve të Librit të Shenjtë sulltanët e Orientit, por sa vjen e zbret në Durrës me Gjushin në krah përbuz, përçmon, fyen të vobektin, skamnorin, atë që tundja e themeleve të tokës e la pa strehë, bashkë me fëmijët në qiell të hapur.

Nëse do të ishim fanatikë fetarë si e shet veten Edi Rama me sulltanët e Orientit, patjetër që do e shihnim fatkeqësinë natyrore si ndëshkim hyjnor që na vjen si kambanë paralajmërimi për hukubetet që pushtetarët kanë mbjellë në këtë tokë.

Korrupsion, miti i parasë, adhurimi i idhujve të rremë si janë ngrehinat qiellgërvishtëse, grykësi për të marrë dhe dromzat e fundit që kanë mbetur në këtë tryezë të mjerë që quhet Shqipëri.

Perversion, molepsje, brekë që bëhen flamur në zyra, gra që bëhen parì pasi ngrohin shtratin e dikujt, burra që ofshajnë në ekstazë për burra, tek mbushin hundët.

Njerëz që turbullojnë mendjen me ide ogurzeza dhe vrastare, se prodhojnë, shesin, vrasin për drogë.

“Farisej” predikues që kanë qenë dhe mbeten banditë.

Kriminelë që bëjnë ligjin.

Profetë të rremë që thërrasin Librin e Hyjit.

Sodoma dhe Gomorra ndoshta kishte më pak se kaq dhe nuk është më në faqe të dheut.

Kurrë nuk është e vështirë të mësosh, të thuash, madje në gjuhë të vjetra sa bota vargje të shenjta. E pamundur është të jetosh sipas tyre, por të paktën mos t’i përdorësh, pasi fyen Lotin dhe të tijtë që po ta lajmërojnë për zezonën që të pret…

Etiketa: edi ramaEdi Rama kishte për të qenë kryeministër në Sodoma dhe GomorraFarisejGomorraJehovaikryeministerLotiProfeti IsaiaSodomaTirane

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
U rikonstruktua në 2018/ Vokshi-Veliajt: “Sami Frashëri”, kush mban përgjegjësi?

U rikonstruktua në 2018/ Vokshi-Veliajt: “Sami Frashëri”, kush mban përgjegjësi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com