Kryeministri i Shqipërisë nuk e i ka mbajtur nervat dje, kur Zëri i Amerikës publikoi disa përgjime, ku ish-drejtori i Burgjeve merrte urdhëra nga deputetë, por veçanërisht nga drejtorja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga për të punësuar militantë të thekur të PS-së. Konkurset e organizuara rezultojnë kallpe, teksa fitohen me urdhër nga “ushtarët” e Rilindjes.
Këto përgjime e bëra të njohura nga Zëri i Amerikës, çuan te reagimi i Edi Ramës, i cili e quajti dhe median publike amerikane “kazan”. Këtij banaliteti, drejtori i Drejtorisë së Euroazisë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj i është përgjigjur në mënyrë shumë lakonike, teksa shkruan vetëm: “75 vjet në shqip. Zëri i Amerikës”. Kaq.
Për Zërin e Amerikës të njëjtin mendim ka patur edhe Enver Hoxha, i cili për disa vjet bëri edhe kryeministrin, edhe ministrin e Jashtëm në Shqipëri. Duhet parë, nëse Edi Rama do ta ndalojë Zërin e Amerikës si bëri dikur paraardhësi i tij.