Përfshihen në rendin e ditës kërkesat e opozitës me propozimin e Gramoz Ruçit
Ndryshe nga sa pritej, ka nisur qetë seanca e sotme parlamentare. Opozita ka parashtruar sërish kërkesat e saj për funksionimin e komisioneve hetimore pa veton e mazhorancës si dhe për mandatet e deputetëve që kanë konflikte interesi në Kuvend. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, përsëriti kërkesat ndërsa homologu i tij, Gramoz Ruçi, propozoi futjen në rendin e ditës të dyja kërkesave të opozitës. Më pas grupi i deputetëve të PD-së ka lënë pas vendimin për të bllokuar parlamentin pasi kërkesat e tyre kanë hyrë në rendin e ditës.