Edhe Plisi (qeleshja) “na doli” i serbëve? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe Plisi (qeleshja) “na doli” i serbëve?

12:30 | 27/09/2020
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra

“Rruga  e nisur ishte ajo e duhura dhe ishte vërtetë evolutive, por pa ditur se ç’bëjmë dhe si t’ia bëjmë, ajo ka mbetur në vend, dhe kështu po shkojmë drejt një involucioni rraskapitës dhe vetëasgjesues. Ne duhej të ndërtonim në themel të fortë, në shkëmb, që të qëndrojë e të mos vijë uji e ta na merrë. Ose drurin që nuk e kemi mbjellur vetë, lehtë do të na e shkulin  me rrënjë”.
Këto fjalë ishin si hyrje për politikën, gjuhën, historinë dhe ardhmërinë tonë që si duket është duke u shkulur me rrënjë.
Heshtja e jonë kolektive, dhe mashtrim që na u bë si duket do të jenë vetëasgjësues, një vetëshkatërrim që as që po e vërejmë, por ai po e gërryen me rrënjë çdo gjë shqiptare.

Ju kujtohet lahuta shkoi në Serbi, çiftelia shkoi në Iran,
“Eposi i kreshnikëve” u varros në heshtjen tonë. Radhën e kanë xhubleta dhe tani edhe plisi.
Kur lexova në shkrimet serbe se plisi na qenka “gjithë- ballkanik”, apo më saktë na qenka “serbo-pellazg”, rashë në dy gjunj duke mos ditur të gjej fajtorin e kësaj “humbjeje”. Interesante qenka jeta dhe historia e saj, plisin që as “grekët” e as romakët nuk u munduan ta bënin të vetin, madje as turku gjatë gjashtëqindvjetëshit mbi ne, tani  ia “arrijnë” serbët!
“Lueje shqiptar kryet e bullit”, nëse mundesh! Shkrimi që më ka goditur më së shumti dhe që është më “bindësi” për botën e pa informuar, për botën dashakeqe është: “ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА” (Plisi- kapuç i vjetër ballkanik nga leshi i bardhë), i shkruar nga Milosh Nikolajeviq.
E mendova se si t’i përgjigjem këtij i ashtuquajtur “njeri i civilizuar” duke e ditur që përveç lexuesit tim besnik, askush tjetër  nga qarqet e larta institucionale nuk do e hapë gojë, jo të më shprehin fjalë miradije për mua, por të dalin me komente dhe shkrime akademike dhe t’i botojnë në të gjithë gjuhët e njohura të Europës për ta hedhur teorinë serbe të përvetësimit të një gjëje, e cila nuk është e tyre, por që heshtja është aprovim, pajtim, atëherë plisi i shenjtë mbetet serb.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Ilirët e lashtë mbanin plis

“Të gjithë e njohim kapuqin e bardhë shqiptar – Keqe, e dimë që është pjesë e traditës dhe e kulturës së popullit shqiptar,- e fillon shkrimin autori serb,- e dimë gjithashtu për fotografitë e shqiptarëve, ballistëve dhe kaçakëve, të cilët nëpërmjet ushtrive pushtuese i mbysin serbët në Kosovë e Metohi”,- e vazhdon studjuesi me vaj dhe dhembshuri shkrimin e tij. Duke u nisur nga kjo duhen të bëhen shumë hulumtime për shqiptarët dhe Shqipërinë, kulturën e tyre, traditat, folklorin e posaçërisht veshjet popullore, të cilat janë vjedhura nga ne”.

Si guxon ky njeri të shkruajë në këtë mënyrë, duke e ditur se absolutisht gënjen? Por, e ka një bazë; sa përqind të pleqve sot e mbajnë plisin dhe në vend të tij atë të haxhillykit?

Shkrimi nuk mbaron me kaq, por ai e vazhdon: “Me argumente  të shkruara si dhe me foto-argumente do iu tregojmë që kapuçi i bardhë tradicional që njihet si Keqe (plis fxh) nuk është shqiptar, por pasuri kulturore shumë e lashtë paraserbe-pellazgjike, e cila nga mosdituria, mosnjohja e së vërtetës është errësuar dhe harruar edhe nga serbët”.

Pra, plisi po i qet’ pellazgët në dritë (pellazgët që mohohen nga akademitë i thënçin shqiptare), por si trashëgimi serbe.

Gjakovë, 26.09.20 * Fotografia kryesore i takon Odiseut me plis, teksa vret Polifemin

Plisi, dëshmi e përhershme historike

Etiketa: Edhe Plisi (qeleshja ) “na doli” i serbëve?Fahri XharraKeqeMilosh NikolajeviqOdiseuplisiPolifemiqeleshjaserbet

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Kur i realizon të korrat 1200 %…

Sherri Rama-Lleshaj/ Edi Rama: Zhduku! Mos të të shoh më! Sandër Lleshaj: Nëse dal nga ajo derë nuk ka kthim pas!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com