Edhe LSI përkrah PD, Kryemadhi: Djegim mandatet (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe LSI përkrah PD, Kryemadhi: Djegim mandatet (film)

18:44 | 18/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, kryetarja e saj Monika Kryemadhi ka njoftuar para publikut vendimin e kësaj force politike lidhur me djegien e mandateve.

Sipas Kryemadhit, korrupsioni galopant, mungesa e shpresës te rinia që po çon drejt largimit në masë nga Shqipëria, bullizmi dhe dhuna ndaj opozitës, LSI ka vendosur djegien e mandateve.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

Grupi Parlamentar i LSI i mbledhur sot vlerëson: Me shqetësimin kritik dhe në rritje për rrënimin dhe asgjesimin e funksionimit të Kuvendit, si institucioni themelor i Republikës së Shqipërisë për shkak të arrogancës dhe paligjshmërisë së mazhorancës parlamentare, Me shqetesimin e jashtëzakonshëm për uzurpimin dhe kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese. Me shqetësimin madhor për shkatërrimin e elementit themelor të demokracisë, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin dhe balancën mbi pushtetet, Me vërtetimin botërisht nga media ndërkombëtare dhe dosjet gjyqësore të ilegjitimitetit të faktuar të kësaj qeverie dhe maxhorance për shkak të vjedhjes së votës dhe kriminalizimit të procesit zgjedhor nga kjo mazhorancë në zgjedhjet e 2017.

Me bindjen se paligjshmëria e kësaj mazhorance të krijuar nga vjedhja dhe kriminalizimi i votës është burim themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, keq-qeverisjen e thellë të vendit, të vërtetuar nga skandalet e përditshme dhe pandëshkueshmëria e fajtorëve Thellësisht të shqetësuar për mungesën totale të vullnetit të mazhorancës për të realizuar reformat e nevojshme për hapjen e negociatave për antarësim në BE, Duke vlerësuar të qëllimshme sjelljen e mazhorancës përpara detyrimit për të realizuar reformën zgjedhore, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme,

Duke vlerësuar me shumë shqetësim përkeqësimin tronditës të gjendjes ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, dhe shkatërrimin e besimit tek qytetarët dhe veçanërisht rinia, e cila po largohet masivisht, Demostrimi i mungesës së plotë të vullnetit nga mazhoranca për të kthyer në normalitet ligjor dialogun politik dhe funksionimin e kuvendit, si dhe injorimi, bullizimi dhe dhunimi i opozitës parlamentare nga ana e saj,

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare; Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.

/syri.net/

Etiketa: djegia e mandateveEdhe LSI përkrah PDGjykata Kushtetuesekorrupsioni galopantKryemadhi: Djegim mandatetMonika KryemadhiSistemi i Drejtesise

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Bie miti i “Listës së Zezë”

Kasta jonë sunduese dhe e drejta e Donald Trump*

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com