Edhe filozofët kishim mangut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe filozofët kishim mangut

15:26 | 28/01/2018
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Shqipëria është një vend qesharak, sepse ka një mangësi të rëndësishme; nuk ka elitë. Shteti i Ismail Qemalit zbuloi sheshit, pikërisht që paria përbëhej nga dallkaukë, fjala vjen si Esad Pasha apo Haxhi Qamili. Prandaj, shpesh aksionet e tyre edhe kur ishin gjakatare, ishin qesharake. Dyert e mëdha apo mendjet e larta ishin për t’i numëruar me gishtat e dorës, kurse përçmimi ndaj tyre sporti më popullor. Në historinë e shkurtër të shtetit shqiptar, gjithmonë ka qenë në kult cubi dhe poshtë këmbëve bujari.

Shoku Enver me ardhjen në pushtet e fshiu nga faqja e dheut dhe atë dorë parie që pati mbijetuar, por nuk e bëri veç me aparatin e dhunës, por me një ngazëllim dhe mbështetje popullore të jashtëzakonshme. Patër Zefi shkruan në kujtimet e tij, që kur priftat po i çonin nga Kuvendi françeskan për në gjykatore, njerëzit i pështynin, i shtynin, jua sillnin me flakaresha dhe i shanin ndytë, sa ai vetë në libër thotë: “Kurrë nuk kisha mendu që ky popull kishte kaq shumë rrugaça”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Me regjimin komunist, elita vdiq dhe nuk pati më fat të rilindë. Fillimisht e zëvendësuan me opingat që vinin era përç të katundarit Hysni Kapo, bijtë e të cilit krijuan të mirënjohurin Bllok. Prandaj, kur erdhën vitet ’90 dhe u transmetuan do shirita, të tërë u skandalizuam sa injorantë, sa vulgarë ishin në të folme dhe kulturë, Enver Hoxha, Ramiz Alia, por dhe pasuesit e tyre që patën mbushur barkun më mirë se të tjerët, por kishin mbetur trutharë.

Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit askush nuk vuri ujin në zjarr jo për elitat, por për ardhmërinë. Ka përherë përpjekje për ta zënë parinë nga grupe politike, mediatike, spitullaq mesoresh. Janë sak këto përpjekje që e bëjnë këtë vend qesharak dhe guximtarët karagjozë.

Vetëm në një tokë si Shqipëria të del biri i botës dhe të thotë që është filozof pa mbushur 30 vjeç, politikan duke qenë berber, mendimtar duke vjedh’ xhepat në qeveri. Kryeministri i këtij vendi i jep mend peshkatarëve, sipërmarrësve, mjekëve, juristëve, hidraulikëve, bujqve, gazetarëve dhe e ka shumë seriozisht. Është i bindur që është i zoti t’ua gjejë ilaçin të tërëve në male, kodra, fusha, det, qytet e fshat. Ka kohë që ka rrjedhur, por nuk e shkund njeri, pasi nuk është i vetmi që noton në përroin psiqik.

Në këtë panair të kotësisë mungonin vetëm filozofët që i njohëm më në fund në programin më filozofik që prodhojnë televizionet shqiptare. Veç në Shqipëri bën vaki që filozofët intervistojnë dikë, sepse zakonisht janë ata që intervistohen. Filozofi në atdheun tonë është një djalë i ri, me dialekt të rëndë tosk, me fjalor të zgjeruar deri në plot 1500 fjalë, pa asnjë vepër të shkruar, pa asnjë shkollë mendimi të veçantë, i cili njeh pak ose aspak at Anton Arapin apo Isuf Luzajn. Por, filozofi është një dukuri interesante mediatike që mund të shitet për një tip cool. Së shpejti, filozofi duhet të ngujohet në ndonjë shtëpi të reality show ose të marrë pjesë në programe se kush kërcen a këndon më bukur.

Kam gjithë paraditen që kërkoj të gjej një filozof të huaj me identikitin “shqipo” dhe më vjen të plas që nuk po e qëlloj dot. Prandaj, më pëlqen për vdekje ky vend që ka ose shpik vetëm ngjarje e dukuri unike, të papërsëritshme askund në botë. “Pra, i kjofshim falë ksaj Shqipnie!”, do të thoshte i moçmi.

Etiketa: Edhe filozofët kishim mangutEnkel DemifilozofëtguximtarëtHysni KapokaragjozëopingaPatër Zefiqesharakrrugaça

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Spartak Ngjela analizon “sezonin” politik, zbulon nga kush po kërcënohet Sali Berisha

Revolta popullore e nxitur nga Berisha, flluskë sapuni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com