• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ederlezi i racistëve

17:56 | 06/05/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Na bie ndër mend për ata që i konsiderojmë të ndryshëm nga vetja, sa herë ka ndonjë ngjarje apo festë që bëjmë sikur i kremtojmë për të rrëfyer që nuk jemi racistë. Në fakt për shumicën është bash e kundërta. Nuk lëmë rast pa e theksuar, qoftë dhe në të folmen e përditshme. “Jevg i m…!” apo “Gabel m…!” janë disa nga shprehjet që përdorim rëndom dhe nuk është se i themi tek-tuk në të rrallë.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Më datën 5 maj dhe mëngjesin e datës 6 maj, në Shqipëri dhe kudo ku ka romë është festa më e madhe e tyre, e cila njihet me emrin Ederlezi ose Shën Gjergji. Është një nga festat më të bukura që ka kremtuar njeriu. Në shtëpitë e romëve gjeni mu në prag degë shelgu ose ulliri, gjë që do të thotë se kjo derë është e çelur bujarisht për këdo. Nëse e sheh këtë shenjë mund të hysh pa njohur, pa trokitur dhe të shtrohesh në tryezën e pasur të festës. Një enë e mbushur me petale erëmira lulesh mbushet me ujë burimi ose nga tre çezma të ndryshme. Në fund të enës ndodhen stoli që një djalë i vogël, i qashtër fut dorën dhe i zbulon duke ja dhënë motrave e vëllezërve më të rritur për t’u sjellë fat. Qingji është shtënë në hell, buka është e zënë me maja që të vijë mirë, kurse pitet që duhen për ta ngjyer kafshatën në gjellën me mish, erëza dhe aromën e dafinës, piqet drejt e në hi, ashtu si dhe patatet. Tava e pllaqive me mish të grirë, qepë e domate është të lësh thonjtë. Ngrihen dolli dhe pihet raki rrushi, gjer në ag. Më pas, pa dalë rrezja e parë e diellit, gjindja shkon në lum, ku lahet. Uji i rrjedhshëm i merr mëkatet, prapësitë dhe të këqijat e shëndetit, kurse prej ujit të freskët të pranverës ti merr veç mbarësinë. Gratë me barrë rrokullisen në fushat me grurin e sapoçelur që fëmijët t’u dalin në dritë të shëndetshëm dhe pa cene.

Kjo festë e mbushur me këngë, tingujt e klarinetës, rritmin e qypit është një gaz i madh, ku ngrihet kulti i diellit, ujit, pastërtisë fizike dhe shpirtërore, i vetë jetës shumëngjyrëshe, e cila kurrë nuk ndal, kurrë nuk rresht së qeshuri.

Këta janë romët e Shqipërisë, të cilët i kemi bashkëpatriotë, i kemi në një udhë, në një katund, në një rruginë të qytetit, por nuk i duam, sepse janë të ndryshëm. Deri dje u thonin që nuk ka punë të hairit për ju, se nuk keni bërë shkollë. Tani që shumë prej tyre janë shkolluar, falë dhe bursave të shoqatave të ndryshme, u thonë të futen në konkurs, të kalojnë në DAP. Kanë kërkuar nja katër-pesë vende pune në administratën e sotme, por i kanë përcjellë, jua kanë bërë DAP. Qeveria, veçanërisht kjo e sotmja për romët të çan dërrasat, por punë nuk u jep, sepse na pëlqejnë më shumë, kur thurrin tendat me kashtë.

Romët kanë një flamur të gjelbër, me një rrotë në qendër, i cili tregon historinë e tyre të shtegtimit. Në 8 prill, ditën ndërkombëtare të romëve, ata kërkuan që institucionet shtetërore të ngrinin flamurin e tyre. Jua gjetën një përgjigje burokratike dhe nuk e ngritën, pasi do u ketë ardhur marrè nga ky flamur. Romët kurrë nuk e ngrenë flamurin e tyre, pa lartësuar më parë atë kuq’ e zi. Na quajnë, ata të mazhorancës, kurse ne për ta plot gjëra me atë mbiemrin që nis me gërmën “m”.

Bahtalo tumaro baro dives o Ederlezi!

Etiketa: Ederlezii qashtërmarrèmëkatepllaqiprapësiracistëtromëtShën Gjergjishtegtimi

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Tre presidentët letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta

Tre presidentët letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –

2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –

23:17 | 01/10/2023
“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

23:07 | 01/10/2023
Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –

Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –

22:53 | 01/10/2023
lajmi fundit

34-vjeçarja nga Kameruni përfundon në spital, u godit nga… –

22:37 | 01/10/2023
Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –

Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –

22:23 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • 2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –
  • “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –
  • Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –
  • 34-vjeçarja nga Kameruni përfundon në spital, u godit nga… –
  • Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –
  • Sulm me armë në Hjuston, 2 viktima dhe 2 të plagosur –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –
  • “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com