Nga Bledian Koka
Dje drejtësia e Kosovës dha dy vendime. I pari ishte lirimi i Fatmir Limajt nga akuzat për korrupsion. I dyti ishte ndalimi dhe shoqërimi me forcë i Albin Kurtit e dy zonjave të tjera të Vetëvendosjes në burg me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit kundër projektit të Zajedniës. Pra në Kosove ti mundesh me vjedhë paret e shqiptarëve, por nuk mundesh me protestu kundër një projekti që si forcë politike e konsideron si ëshim territoresh për llogari të serbit. Në Kosovë ti mundesh me qenë hajn me kostum, por kurresesi libertin me zhele. Po shikoj këtë foto të Albinit në kampet e Serbisë e po mendoj, kush vërtetë i shërben interesave të Serbisë e kush atyne të shqiptarëve të Kosovës. Albini ësht msu me u arrestu për Kosovën, kurse hajnat e saj janë msu me e marr peng të njëjtën tokë.
p.s…kishin mundësinë me bo një tokë shqiptare model, por mesa duket s’qe e thënë…