Pesë persona u vranë nga të shtënat që shpërthyen në Raleigh, kryeqyteti i shtetit amerikan të Karolinës së Veriut, duke përfshirë një oficer policie.
Policia e arrestoi të dyshuarin pasi mbylli një pjesë të qytetit dhe organizoi një “gjueti” masive që zgjati disa orë, raporton Reuters.
“Makthi i çdo komuniteti ka ardhur në Raleigh. Ky është një akt i pakuptimtë, i tmerrshëm dhe shkatërrues i dhunës që është kryer,” tha guvernatori i Karolinës së Veriut Ray Cooper në një konferencë shtypi.