E rëndë/ Përdhunoi të miturën, arrestohet në Morinë 19- vjeçari

0
42

Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual është raportuar në Vlorë. Një 19- vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

I riu nga Vlora i identifikuar me iniciale E. K., është kapur gjatë kontrolleve të ushtruara në pikat e kalimit kufitar.

Ai u arrestua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Kallëzimin për abuzim seksual e ka bërë e mitura 15 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar në polici së adoleshenti i identifikuar me iniciale E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.