Një motoçiklist shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident, pasi është përplasur me një makinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela në zonën e Sindos në Selanikun perëndimor.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti tjetër drejtohej nga një 21-vjeçar grek.
Shërbimet policore të Selanikut po hetojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti fatal ku humbi jetën shqiptari.