Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Greqi. Burime nga mediet greke bëjnë me dije se ka humbur jetën një 23- vjeçar shqiptar.
Mediet greke raportojnë se makina me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar është përplasur me një taksi, shkruan gijotina.com.
Më pas shqiptari përplasi një kalimtare, e cila po ecte në trotuar.
Për fat të keq 23-vjeçari me origjinë shqip[tare ndërroi jetë në ven nga përplasja e fortë, ndërsa shoferi i taksisë dhe kalimtarja janë transportuar në spital me lëndime të forta.
Mësohet se shqiptari punonte në një hotel në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, 15 Korrik në ishullin e Kos.